• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 2 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Alla-shqiptarçe, luje vallen luj, koronavirusin mos e druj

20 Shtator, 2021
in Opinione/Editoriale, Headline
Gjonaj: Gojëdhënë popullore për Trieshin
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Gjekë  Gjonaj 

Titulli i këtij shkrimi, aspak afirmativ përshëndetin tonë,  m’u imponua  pasi  para disaditësh shikova  në njërin  nga televizionet  nëgjuhën  shqipe  në Mal të Zi,  një koncertmuzikor, ku ishin të pranishëm qindra   njerëz.  Edhe pse  koncerti zhvillohej në ambient tëhapur , në kohë pandemie, paraqiste një rrezikpotencial infektimi  me virusin korona. Në këtërast , fituam përshtypjen,  se askujt prej  tëpranishmëve, nuk u shkonte ndërmend , apo për momentin e kënaqësisë  së vetvetes e kishinharruar atë.  Të gjithë sa ishin,  i madh e i vogël, tërë kohën,  këndonin, vallëzonin, kërcenin, luanin, përqafoheshin  e kënaqeshin  me zërin e ëmbël të këngëtarit i cili me stilin e tij të veçantëe të mrekullueshëm të këndimit e  kishte “ ndezur”” atmosferën si gjithmonë. Këngëtarisolli për artdashësit e Malësisë  këngë të njohuranga repertori i tij , duke dhuruar spektakël dheemocione të shumta për qytetarët e mbledhur nëatë ambient.  Nuk është ky koncerti i vetëmmuzikor  që u mbajt  në Malësi  në këtë sfidë tëmadhe  dhe në këtë situatë  shumë kritike përshëndetin tonë – gjënë më të shtrenjtë që kemi.

Përveç  koncerteve muzikore gjatë dy muajve tëfundit, sidomos në gusht, jemi dëshmitarë tëorganizimeve të darsmave  me qindra të ftuar  jo vetëm në Komunën e Tuzit, por edhe në atë tëUlqinit.  Gjithashtu edhe të organizimeve  të gëzimeve të tjera tradicionale .  Dhe  në të gjithakëto raste që përmendëm, por edhe në tubime tëtjera, për hirë të realitetit dhe për shkak të së vërtetës duhet thënë se  nuk u treguam tëkujdesshëm dhe nuk respektuam  të gjitharekomandimet dhe udhëzimet e autoriteteve shëndetësore  dhe mjekëve tanë. Nuk e morëmseriozisht këtë pandemi. Rrezikuam  jetën tonëdhe të atyre me të cilët komunikojmë. Nukkuptuam se askush   nuk mund të na mbrojë mëmirë nga kjo sëmundje atipike, që s’ka rregulladhe standard shërimi,  se   ne vetveten.  Nuk u bindëm të respektojmë  rend dhe rregulla,  as pas shumë vdekjeve të shkaktuara nga ky  virus  i  më të afërmve, shokëve, miqëve  e komshivetanë.  Nuk hoqëm dorë nga ahengjet, darsmat në masë  e tubimet tjera, që shtojnë rrezikun e përhapjes së virusit. Nuk arritëm të ndërtojmëkulturë dhe ndërgjegje  të respektimit absolut tëmasave. Nuk u bëmë mjek të vetvetes, e duhej tëbëheshim. Sepse është kjo luftë për të shpëtuarjetën tonë dhe të tjerëve.

U bënë deri në 300 ftesa në darsma , ndërsavarianti Delta i koronavirusit, për të cilin kishteparalajmëruar e gjithë bota,  ka gjetur terrenideal edhe në këtë vend të vogël të Ballkanit. Dasmat   të cilat i organizuan disa familjeshqiptare, rezultuan fatkeqe edhe për  shumëprej tyre, të cilët nuk i shpëtuan koronavirusit. Numri i të vdekurve si pasojë e infektimit nëvetëm një dasmë   shkoi deri në 5 veta.  Tëdhënat    nga  Instituti Publik i Shëndetësisëtregojnë se Ulqini,  në raport me numrin e banorëve, radhitet i pari me më së shumti rastetë reja në  njëqind mijë banorë.Edhe në Tuzditëve të fundit po rritet numri i të infektuarëve.

I gjithë ky realitet i hidhur nga rritja  dhe vdekjae frikshme e vëllezërve dhe motrave tona  ngaCovid-19  tregon se ne  edhe në rast të  kësajpandemie po u japim  më shumë rëndësi  vesevetona tradicionale sesa jetës njerëzore. Alla–shqiptarçe, luje vallen luj, koronavirusin mos e druj.   Çuditërisht,  përse   akoma  nuk  po e kuptojnë  se këshillat e mjekut janë të  shenjtapër secilin,  edhe në këtë betejë të vështirëkundër kësaj “ mortaje” e cila e ka vënë botënpërpara!?

Tags: Gjekë Gjonaj
Previous Post

Kohëzgjatja në postet udhëheqëse partiake

Next Post

Daci: Esad Rahiq dhe fobia sllave ndaj shqiptarëve

Next Post
Në pritje të Ramush Haradinaj në Prishtinë edhe shqiptar nga Mali i Zi

Daci: Esad Rahiq dhe fobia sllave ndaj shqiptarëve

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org