• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 29 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Lugina voton Deklaratën – për bashkim me Kosovën

2 Mars, 2012
in Etnike/Rajoni/Bota
Lugina voton Deklaratën – për bashkim me Kosovën
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendarët shqiptarë të tria kuvendeve të Luginës së Preshevës, në njëzet vjetorin e “Referendumit për Autonomi Territoriale Politike me të Drejtë Bashkimi me Kosovën”, kanë miratuar Deklaratën Politike përmes së cilës u rikonfirmua vullneti politik i shqiptarëve të këtushëm.

Të zgjedhurit e shqiptarëve të tria Kuvendeve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, në njëzet vjetorin e mbajtjes së Referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, rikonfirmua vullneti politik i shqiptarëve të këtushëm, raporton PreshevaNews.

Të motivuar nga situata e rëndë politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe arsimore si dhe nga padrejtësitë e diskriminimi shtetëror në vazhdimësi që po i bëhen shqiptarëve nga qeveria serbe, të zgjedhurit e shqiptarëve janë mbledhur sot në një seancë të jashtëzakonshme, me ç’rast kanë miratuar një Deklaratë Politike, përmes së cilës kërkohet vëmendje më e madhe e faktorëve relevant shtetërorë dhe ndërkombëtarë si dhe ajo e faktorit kombëtar shqiptarë qoftë në Kosovë e edhe në Shqipëri, që të intervenohet në përmirësimin e kësaj gjendje.

Përmes Deklaratës u kërkuar nga autoritetet kompetente në Kosovë dhe Serbi, eliminimi i të gjitha pengesave administrativo-financiare në vendkalimet kufitare dhe krijimin e kushteve të qarkullimit të lirë të qytetarëve, si dhe që kërkesat dhe nevojat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës të respektohen në bisedimet mes Prishtinë dhe Beograd.

Kuvendarët shqiptarë të tria Kuvendeve të Luginës, në 20 vjetorin e mbajtjes së Referendumit, kanë shpreh vendosmërinë për të vazhduar angazhimin e tyre me gjitha mjetet e disponueshme politike, për të zgjidhur statusin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, konform me vullnetin politik të shprehur me Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, me moton “Autonomi politike territoriale të Shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me të drejtë bashkimi me Kosovën”. /Telegrafi/

KOMENTOJE

Previous Post

Zë i fuqishëm për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi – nga Gjekë Gjonaj

Next Post

Përkujtohet 568 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës

Next Post
Përkujtohet 568 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës

Përkujtohet 568 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org