• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 3 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Camaj: Në përkujtim të 24 marsit 1999; Uniteti nuk është njëmendësi, as njëmendësia unitet!

24 Mars, 2020
in Opinione/Editoriale, Headline
Camaj: Në përkujtim të 24 marsit 1999; Uniteti nuk është njëmendësi, as njëmendësia unitet!
Share on FacebookShare on Twitter

Njëmendësia paraqet unitet i rremë, pasi që, në natyrën njerëzore është që, për çështje të njëjta, të mendojnë ndryshe. Por kjo s’do të thotë se ata nuk mund të kërkojnë, e edhe të gjenjë, rrugë të përbashkëta për të zgjidhur çështjet. Po Kosova, pse nuk po gjen këtë forcë, apo më mirë të them, këtë urti. Ç’është gjithë kjo ngutje për të etiketuar, eliminuar, zhvlerësuar… njëri tjetrin, në këtë kohë, pa kohë! Në kohën kur për unitet kemi për së tepërmi nevojë. Unitet pra, jo njëmendësi! Ç’është gjithë kjo ngutje me konferenca gazetarësh në mesnatë, me shkarkime në mesnatë, me ftesë për mocione në mesnatë?! Po, puna e natës, gazi i ditës kanë thënë, o njerëz. E i urti kurrë nuk ngutet, prej urtie, e jo prej tutet, pat thënë një burrë i veçantë i kombit tonë.

Edhe pse i nxënë me punë e halle të karakterit lokal, mendoj se do t’i mbetesha borxh edhe vetes sikur të mos shprehesha indinjatën me situatën politike, të krijuar në Kosovë, në “kohën e koronës”; indinjatën me abuzimin që po bëhet me banorët e Kosovës, në ditët kur ata më së paku kanë nevojë për gara politike. Nuk munda të rri urtë, e të mos shpreh solidarizimin me të gjithë ata që po “protestojnë” me lugë në tenxhere, mbrëmjeve në Prishtinë. Njëjtë siç protestonin dikur, me tingëllima të enëve, apo me qirinj, kur pushteti serb ua ndalonte. Sot protestën publike po ua ndalon një e keqe gjithënjerëzore, dhe se di ku e gjejnë forcën liderët politik që të merren me cikërrime e intriga politike, që në kohë “paqeje” edhe mund të jenë të arsyetueshme, por jo në kohë lufte. Merreni me mend, sikur Kosova të ishte akoma nën çizmen serbe, e liderët tone të merreshin me këso intrigash (apo ndoshta edhe janë marrë!). Ajo ishte luftë për liri dhe kërkonte unitet, e kjo sot, nuk është asgjë më pak se një luftë, por për mbijetesë, kundrejt një armiku të përbashkët për krejt globin, prandaj edhe kjo kërkon unitet. Qeveritë evropiane po kyçin në pushtet edhe opozitën. Prandaj, ndaloni mosmarrëveshjet në kohë lufte o burra! Ia keni borxh Kosovës, ua keni borxh aleatëve të luftës së vitit 1999 dhe viktimave të luftës, na e keni borxh ne, shqiptarëve, dhe gjithë njerëzimit!!

Të them të drejtën, pas formimit të qeverisë Kurti, isha i bindur se është qeveria më intelektuale në krejt Ballkanin, mirëpo, si duket nuk paskam pasur të drejtë. Intelektuali i vërtet, në rend të pare, nuk ngutet, nuk merr vendime për krye nate, nuk shpërthen në “topin e parë”, nuk hidhërohet në gabimet e partnerit, por i analizon ato, u jep kohë, i lenë të “flenë një natë”. Pra “i urti kurrë nuk ngutet”! Pse të kushtëzohet uniteti me njëmendësinë, pse të identifikohet me të. Ne mund të mendojmë ndryshe për shumë çka, por duhet të bashkëpunojmë për çështje e përbashkëta.

Sepse, “të gjitha rrugët në Romë, çojnë”! Figurativisht bukur e thënë, por dashtë Zoti që rrugët që po ndjek politika kosovare, nuk e çojnë në Romën e ditëve të sotme, në kuptimin simbolik të momentit.

Me shpresë se luftën në terren do ta fitojnë ekspertët, mjekët dhe shkenca, po e përmbyll këtë mesazh kushtrimi!

Nikollë Camaj, LDSH-Tuz, Malësia e madhe
PS

Dikush mund të më thonë, si edhe Çun Lajçit, kush je ti more që na thua! E unë u përgjigjem; jam miku juaj, dashamiri juaj, pa preferenca, dhe si tillë, zëri i të gjithë miqve tuaj!

Tags: Nikollë Camaj
Previous Post

Gjeloshaj: Komuna e Tuzit në koordinim me Kryqin e kuq, do t’iu ofrojë ndihmë atyre që kanë nevojë

Next Post

Gjendje alarmante në Malësi, 15 persona të infektuar me Koronavirus

Next Post
Gjendje alarmante në Malësi, 15 persona të infektuar me Koronavirus

Gjendje alarmante në Malësi, 15 persona të infektuar me Koronavirus

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org