• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 13 Gusht, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Diskursi demografik, plakja e popullsisë me pasoja jo vetem demografike

12 Korrik, 2019
in Opinione/Editoriale, Headline
Diskursi demografik, plakja e popullsisë me pasoja jo vetem demografike
Share on FacebookShare on Twitter

Në sajë të raportit të publikuar kohë më parë nga FMN-ja,procesi i emigracionit po shfaqet me pasoja të mëdha më ç‘ rast Shqipëria po plakët me një dinamikë të përshpejtuar me pasoja për të tashmën dhe të ardhmën e këtij vendi

Nga Dr Nail  Draga

Duke marrë parasysh së po bëhën tre dekada kur shqiptarët filluan të emigrojnë në botën e jashtme, në sajë të të dhënave të publikuara nga studiues dhe subjekte të ndryshme, del së ky proces i përshpejtuar me vete sjellë edhe pasoja të cilat kanë filluar të paraqiten të popullsia e Shqipërisë. Kemi të bëjmë me një çështje shumëplanëshe e cila ka marrë përmasa shqetësuese, që na prezantohen  së fundit përmes Fondit Monetar Ndërkombëtar(FMN).

Së dukuria e emigrimit ka ndikuar në rritjen e moshës mesatare të popullsisë në Shqipëri dëshmojnë të dhënat së në vitin 1989 mosha mesatare ishte 23 vjeç, ndërsa  tredhjetë vite më vonë kjo shifër  është shtuar  me 12 vite duke arritur mesataren  me 35.4 vjeç. Në pesë vitet e fundit popullatës  65-69 vjeç, i janë shtuar 27.648 vetë ndërsa popullata e të rinjve 15-19 vjeç është zvogëluar  me 49.362 vetë. Në këtë periudhë kohore  numri i njerëzve në moshë mbi 65 vjeç në Shqipëri është rritur me mbi 12%, që kemi të bëjmë me dukurinë e moshënimit demografik, që do të ketë pasoja të mëdha në të ardhmën.  

Sipas FMN-së forca e punës në vend   parashikohet të tkurret gjatë tre dekadave të ardhshme dhe të shtohet numri i pensionistëve. Një dukuri e tillë prezantohet përmes dy treguesve demografik: rënies së lindshmërisë  dhe emigracionit të popullsisë, përkatësisht emigrimi i trurit  në botën e jashtme. Andaj mbetet që institucionet përkatëse të Qeverisë së Shqipërisë, çështjet e tilla ti trajtojnë profesionalisht, duke ofruar  projekte dhe investime përkatëse duke  stimuluar lindshmërinë dhe ofruar kushte optimale sociale për popullsinë e re në vendin e tyre.

Shpopullimi i fshatrave proces më pasojashumëdimensionale

Dukuria e shpopullimit është kategori demografike e cilanë aspektin gjeografik është e njohur  në sajë të lëvizjevemigruese të popullsisë. Shpopullimi i popullsisë nëvendbanimet e zonat përkatëse dallohet nga një vend nëtjetrin, sepse në këtë aspekt kanë ndikuar faktorë dherrethana të ndryshme shoqërore dhe politike. Kështu nëkëtë aspekt deri në vitin 1990, në Shqipëri ekzistontelëvizje e kontrolluar e popullsisë nga zonat rurale në ate urbane, e cila ishte minimale, sepse e tillë ishte politika e kohës së diktaturës. Një kufizim i tillë me rastin e rënies sësistemit socialist, ishte shkas që në rrethana të reja nëshoqërinë pluraliste filloj migrimi i popullsisë nga zonatrurale në ato pranë urbane e urbane, e sidomos në botëne jashtme. Nga një dukuri e tillë Shqipëria u bë kampionpothuaj në tërë vendet e ish kampit socialist, sepse sipastë dhënave aproksimative nga viti 1991, nga Shqipëriajanë larguar rreth 1.5 milion qytetarë të saj, nga del së nëbotën e jashtmë është 1/3 e popullsisë së Shqipërisë.

Nga ana tjetër migrimi nga zonat rurale në pjesen veriore,lindore e jugore ka ndikuar që shumë fshatra të mbesinmë numër simbolik të banorëve apo fare pa banorë.

Një dukuri e tillë në aspektin demografik e ate sociologjikvlerësohet si trend bashkëkohor, sepse ajo është identikeedhe në vendet tjera të ish kampit socialist si Bullgaria, Rumania, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut etj., kufshatra të tëra janë pa banorë, duke paraqitur njëshpopullim të panjohur  në kohën më të re, me pasoja tëmëdha për të tashmën dhe të ardhmën e vendevepërkatëse.

Në këtë aspekt nuk mungojnë të dhënat e mediave tëndryshme, duke paraqitur informacione shqetësuese, ngavet fakti se ka munguar përkujdesi shtetëror për t‘iusiguruar kushte elementare popullsisë së vendbanimeverurale, të cilët i ngjanë kohës së monizmit, por vetëm me një dallim se në atë kohë ka munguar prezantimi I gjendjes reale të vendbanimeve të tilla. Të dhënat se nëzonat rurale ende mungon rruga, uji i pijshëm etj., janëdëshmi që nuk mund të pranohen në kohën e internetit, andaj duhen ndryshime  në investimet infastrukturore dheato sociale, sepse ata janë baza e qendrimit të popullsisënë zonat e tilla, në të kundërtën do ta kemi fshatin nëzonat pranë urbane apo në qendrat e tyre

Nevojitet strategjia e zhvillimit kombëtar

Vetëm me  strategji te zhvillimit ekonomik për investime kapitale, mund të ndalohet një trend i tillë, i cili është me efekte negative për të tashmën dhe të ardhmën.Në fshatrat me dukuri të shpopullimit, banorët ekzistues janë të moshuarit, sepse të rinjët ose janë vendosur në qytete apo në botën e jashtme. Në këtë aspekt nuk ekzistojnë tëdhëna të sakta të publikuara, por në sajë tëinformacioneve që disponojmë, fshatra të tillë ka me dhjetëra, numër ky i cili është duke u rritur vazhdimisht, sidomos në zonat malore.

Shqipëria i ka të gjitha parakushtet gjeografike e hapësinore për një zhvillim optimal, por duhet qasjeserioze dhe profesionale për trajtimin e çështjeve të tilla, në favor të investimeve kapitale për zhvillim tëpërgjithshëm, sikurse veprohet kudo në vendet me pushtettë qendrueshëm e demokraci të konsoliduar.

Korrik 2019

 

Tags: Nail Draga
Previous Post

Përsona të paidentifikuar, dogjën pasurinë e familjes Gjonbalaj

Next Post

Njoftim: Koncerti “ Diaspora në vendlindje 2019”

Next Post
Njoftim: Koncerti “ Diaspora në vendlindje 2019”

Njoftim: Koncerti “ Diaspora në vendlindje 2019”

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org