• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 3 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Kulturë

Njoftim: Në Tuz do shfaqet “Ditari i Ana Frankut” të Teatrit nga Gjakova

8 Maj, 2018
in Kulturë
Njoftim: Në Tuz do shfaqet “Ditari i Ana Frankut” të Teatrit nga Gjakova
Share on FacebookShare on Twitter

Kemi nder dhe kënaqësi të Ju ftojmë në shfaqjen e dramës “Ditari i Ana Frankut” të cilën para publikut të Malësisë do ta shfaqi Teatri i qytetit të Gjakovës.

E enjte, më 10 Maj 2018, me fillim në ora 20, në Qendrën kulturo-informative “Malësia”, në Tuz.

Regjia: Drita Begolli
As.regjie: Valon Pallaska
Luajnë: Jahja Shehu, Myrvete Kurtishi, Vlera Pylla, Yllka Lota, Ylber Mehmeti, Altina Kusari, Besfort Berberi, Edmond Hafizademi, Elida Shasivari, Valon Pallaska
Skenografia: Petrit Bakalli
Muzika: Trimor Dhomi
Koreografe: Nexhmije Selca

Sinopsisi
Ana Franku mbajti ditar nga 12 qershori i vitit 1942 deri me 1 gusht 1944 .
Keto shenime, ku ajo nxirte dufin e atyre ditëve te zymta dhe te rënda, ishin shkruar vetem per Anen, deri ne pranveren e 1944-ës , kur Bolkenshtajni atëherë minister i Arsimit ne mërgim , tha ne Radio Orinxh se te gjitha deshmit e vuajtjeve te popullit holandez gjatë pushimit gjerman, do te mblidheshin dhe do te botoheshin pas mbarimit te luftes. Mes të tjerash, ai përmendi edhe ditaret . E frymezuar nga kjo ligjerat, Ana Franku vendosi që pas luftes të botonte një liber të bazuar në ditarin e saj.

Kështu nisi te rikopjoj dhe korigjojë tekstin , e permirsoj , hoqi pjesët që iu dukën më pak intersante dhe shtoi te tjera ne baze te asaj që i kujtohej. Ndërkaq, e ruajti kopjen e parë , që në botim kritik te plotë, i cili doli ne qarkullim ne vitin 1986, u quajt varianti A per ta dalluar nga varianti B,që është teksti i korigjuar . Shenimi i fundit është bërë me datën 1 gusht 1944 . Më 4 gushtë tetë klandestinë u kapën nga Policia e Gjelbërt .

Më 1940 Gjermania pushtoi Holandën dhe filloi menjëherë zbatimi I ligjeve antihebraike. Babai i Ana Frankut, I frikësuar për familjen, ra në ujdi me bashkëpunëtorët e biznesit të tij për ta vazhduar punën në një vend të fshehtë, derisa të përfundonte lufta. Ata shpresonin se lufta do të përfundonte shpejt, por nuk ndodhi ashtu. Iu deshtë që ndronin për më shumë se dy vjet radhazi në vendin ku fshiheshin. Disa muajpërpara se familja Frank të fillonte të fshihej, Anës I dhuruan për ditëlindje një ditar. Ajo e quajti ditarin e saj Kiti dhe shkruante në të gjithçka I ndodhte asaj dhe familjes. Askush nuk e di saktësisht se si ndodhi që pas dy vjet e gjysmë strehimi, dikush u tregoi nazistëve për vendndodhjen e familjes Frank. Nazistët shkuan në vendin ku gjendeshin Frankët, I morën dhe I dërguan në një kamp përqendrimi. Miep Gies, miku I familjes Frank, e gjeti ditarin e Anës dhe e fshehu në një vend të sigurt, pasi shpresonte që Ana të kthehej pas përfundimit të luftës. Por nga familja Frank mbijetoi vetëm babai, Otoja. Gruaja e tij u vra në Aushvic. Ana dhe motra e saj më e madhe humbën jetën në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen, vetëm disa ditë përpara se kampi të lirohej. Oto Franku, me sugjerimin e disa miqve, lejoi që ditari I vajzës së tij të botohej. Kështu, Ditari i Ana Frankut u bë një ndër librat më të lexuar në botë dhe u përkthye në dhjetëra gjuhë. Shtëpia ku ishte fshehur familja Frank në Amsterdam, sot është e hapur për vizitorët. Aty gjendet edhe ditari që shkroi Ana, I cili ka vlerën e një dokumenti unik njerëzor.

Tags: Ditari i Ana FrankutQKI ”Malësia” Tuz
Previous Post

Në shkollat e New York-ut nga dje shqipja zyrtarizohet për fëmijët shqiptarë

Next Post

Gurakuqi: Djukanovic, me bekimin e heshtur të Tiranës zyrtare, preu në “besë” shqiptarët etnike të Ulqinit, Krajës, Anës së Malit, Hotit, Grudës Trieshit dhe Kojës

Next Post
Gurakuqi: Djukanovic, me bekimin e heshtur të Tiranës zyrtare, preu në “besë” shqiptarët etnike të Ulqinit, Krajës, Anës së Malit, Hotit, Grudës Trieshit dhe Kojës

Gurakuqi: Djukanovic, me bekimin e heshtur të Tiranës zyrtare, preu në "besë" shqiptarët etnike të Ulqinit, Krajës, Anës së Malit, Hotit, Grudës Trieshit dhe Kojës

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org