• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 3 Dhjetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Mali i Zi zyrtarisht kandidat

17 Dhjetor, 2010
in Lajme
Mali i Zi zyrtarisht kandidat
Share on FacebookShare on Twitter

Që nga sot, Mali i Zi gëzon statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian. Krerët e shteteve dhe qeverive të 27 shteteve anëtare morën këtë vendim në fund të samitit europian, në përputhje me rekomandimin e Komisionit.

“Ne vendosëm t’i japim Malit të Zi statusin e vendit kandidat. Ky gjest nënvizon bindjen e BE-së se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë vokacion europian”, është shprehur presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy.
“Edhe unë dua ta përmend marrëveshjen e arritur sot për t’i dhënë statusin e vendit kandidat Malit të Zi, sipas rekomandimit të Komisionit. Ky është një sinjal i fortë për angazhimin tonë ndaj të ardhmes së Ballkanit”, theksoi Jose Manuel Barroso, president i Komisionit Europian.

Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule përshëndeti vendimin e samitit përmes një komunikate për shtyp.

“Kjo dëshmon fuqishëm besueshmërinë për politikën tonë të zgjerimit ku Brukseli jep rezultate kur reformat kryhen në shtëpi, siç është rasti i Malit të Zi”, nënvizon komisioneri.
Samiti Europian la në fuqi përfundimet e 14 dhjetorit të Këshillit të Ministrave. Për Shqipërinë, ministrat europianë konkluduan se vendi nuk i përmbush kriteret e Kopenhagenit për t’u anëtarësuar në familjen europiane.

Në përgjigjen ndaj kërkesës së Tiranës zyrtare për statusin kandidat, Këshilli i Ministrave të BE-së i kujtoi komisionit se duhet të vijojë proçedurën e raporteve të progresit për të vlerësuar ecurinë e vendit dhe se çështja e bisedimeve për antarësimin me Shqipërinë do të rishqyrtohet pas zgjidhjes se ngërçit politik e përmbushjes se 12 kushteve të përcaktuara në opinionin e Komisionit:
“Këshilli inkurajon fuqimisht partitë politike të kapërcejnë ngërçin aktual politik duke vendosur një dialog politik të qëndrueshëm e konstruktiv për të garantuar funksionimin e duhur të parlamentit. Këshilli vëren se çelja e negociatave për anëtarësim do të konsiderohet nga Këshilli Europian, në përputhje me proçedurat, sapo Komisioni të vlerësojë se Shqipëria ka arritur nivelin e nevojshëm të përmbushjes së kritereve për anëtarësim dhe ka përmbushur në veçanti prioritetet kyçe të përcaktuara në Opinionin e Komisionit për vendin. Këshilli fton Komisionin që të fokusohet në raportin e progresit për vitin 2011 mbi Shqipërinë, në veçanti për implementimin e këtyre prioriteteve kyçe, të cilat duhet të adresohen dhe do t’i kthehet kësaj çështjeje kur Komisioni të shprehet se këto kushte janë përmbushur”.

12 prioritetet kyçe që përcaktoi Komisioni për Shqipërinë kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë e institucioneve për të garantuar demokraci, zbatimin e ligjit, reformën gjyqësore, luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit, reformën zgjedhore, reformën për administratën publike, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke përfshirë këtu dhe të drejtën e pronës. /TCH/

KOMENTOJE

Previous Post

Shënohet 15 Dhjetori – Dita e çlirimit të Tuzit

Next Post

Luigj Shkrela në krye të Parlamentit të Ulqinit

Next Post
Luigj Shkrela në krye të Parlamentit të Ulqinit

Luigj Shkrela në krye të Parlamentit të Ulqinit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org