• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

A është Hoti në Plavë-Guci! – Pse po heshtin partitë politike shqiptarë për tharjen e Hotit?!

9 Janar, 2018
in Opinione/Editoriale
A është Hoti në Plavë-Guci! – Pse po heshtin partitë politike shqiptarë për tharjen e Hotit?!
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Imer M. Hoti – New York

I lindur në Hot të Plavë-Gucisë dhe po aty në vendlindje mora edhe hapat e parë të diturisë. I ardhur në SHBA që në klasën e 7-të të shkollës fillore, asnjëherë nuk më ikë nga mendja malli që ndiej për ato troje.

I rritur si gjithë të tjerët me thërrime buke në ato troje kreshnikësh edhe pse përtej oqeanit për çdo natë jam aty në Plavë-Guci dhe në Hot, dhe ëndrrat më te bukura ende i shoh aty.

Dora e njeriut ka bërë mrekullitë e botës për të mirën e botës, por edhe dora shkatërrimtare e njeriut dinë edhe të shkatërroj dhe bukuritë që na i ka dhënë nëna natyrë.

Kërkesë publike partive politike shqiptare në Plavë-Guci

Të nderuara kryesi të partive politike shqiptare në Plavë-Guci,

Si aktivist i komunitetit shqiptaro-amerikan me origjinë nga Plavë Gucia, po ju bëjë Ftesë dhe lutje që të deklaroheni publikisht para popullit të Plavë-Gucisë se :

-A e përkrahni ndërtimin e Mini-Hidrocentralit gypor në Hot të Plavë-Gucisë.  Nëse nuk e përkrahni këtë projekt fantazmë a kini ndërmarrë ndonjë veprim në këtë drejtim?!

 Heshtja dhe mos deklarimi i juaj është aprovim në heshtje i kësaj nisme famëkeqe.

Hoti dhe hotjanët janë deklaruar qartë se kundërshtojnë ashpër këtë projekt. Po Ju !

Si një bashkëvendës i juaji nga Hoti mbi Plavë, një vendbanim ky i lan anash qëllimisht nga institucionet e shtetit malazias, për deri sot jam i zhgënjyer në të thirrurit e popullit, gjegjësisht përfaqësuesit shqiptar te tyre në institucione dhe jashtë tyre sepse heshtën kaq gjatë për Hotin.

Kur ishte rasti i njëjti në Vuthaj me Mini-Hidrocentralin Gypor reaguat dhe u deklaruat si subjekte politike, po ashtu edhe me rastin e Deponisë në Martinaj reaguan disa. Pse vallë heshtni për Hotin si partitë, e edhe shoqatat tona në Plavë-Guci, të Plavë-Gucisë?!

. A thua vallë nuk qenka në sferën e influencës apo interesit tuaj, apo ndoshta për Ju, Hoti nuk na qenka në Plavë-Guci, apo ndoshta u jeni nënshtruar atyre që tentojnë të nënshtrojnë Hotin në bashkëpunim me aparatin shtetëror malazias.

Hoti nuk i gjunjëzohet askujt. Hoti dinë të gjunjëzohet vetëm para Flamurit Kombëtar Shqiptar, siç e ka treguar vetengjithmonë  përgjatë historisë, por assesi nuk ju nënshtrohet apetiteve të atyre që me dorën shkatërrimtare dëshirojnë të prekin në trojet tona.

Tags: Plavë e GuciImer M. Hoti
Previous Post

Prifti malazez në Shkodër: Kosova, një vend i shenjtë i Serbisë

Next Post

Mitingu i 10 janarit 1991 – nga Kolec Traboini

Next Post
Mitingu i 10 janarit 1991 – nga Kolec Traboini

Mitingu i 10 janarit 1991 - nga Kolec Traboini

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org