• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 3 Dhjetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

UDSH-PPD dhe PDS (DPS) do të qeverisin në katër vitet e ardhshme në Ulqin

12 Dhjetor, 2010
in Lajme
UDSH-PPD dhe PDS (DPS) do të qeverisin në katër vitet e ardhshme në Ulqin
Share on FacebookShare on Twitter

Koalicioni Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) dhe Partia e Prosperitetit Demokratik (PPD) “Bashkë për të ardhmen” sot janë dakorduar për të lidhë koalicion me Partinë Demokratike të Socialistëve (DSP – Milo Djukanovic). Në konferencën për gazetarë lideri i Unionit Demokratik të shqiptarëve Ferhat Dinosha tha se “Jemi para jush me një lajm të mirë për të gjithë ju, mediat që janë prezente dhe qytetarët tanë të cilët e kanë pritur këtë koalicion qysh në muajin maj.

“Sot jemi marrë vesh të lidhim koalicion me partnerin tone të vjetër PDS (DPS), dhe së bashku do të qeverisim me komunën e Ulqinit edhe në katër vitet e ardhshme”. Zotri Dinosha shtoi se “Esenca e marrëveshjes do të nënshkruhet shumë shpejt, por i bëri të ditur disa detaje të marrëveshjes. ”Kryetari i parlamentit do të vijë nga radhët e PDS (DPS), nuk jemi në dijeni se kush do të jetë, por ne do ta përkrahim, ndërsa ekzekutivi, pra kryetari i komunës Gëzim Hajdinaga i cili ka afat edhe një vit, do të jetë edhe në katër vitet e ardhshme pas skadimit të këtij afati. Ndarja e pushtetit me marrëveshje është pesëdhjetë -pesëdhjetë, shtoi Dinosha. Ai tha se sot për shkaqe familjare nuk është prezent partneri i tretë, kryetari i PPD Ali Rexha, por shtoi se me zotërin Rexha janë marrë vesh dhe ka pëlqimin e tij.

Dinosha falënderoi partneret e vet PDS (DPS) dhe PPD për korrektësinë që kanë pasur. Ai tha “ që Partia Demokratike e Socialistëve ka pasur ofertë edhe më të mire për koalicion nga Forca, por PDS (DPS) duke pasur parasyshë bashkpunimin e mire shumë vjeçarë si në nivelin lokal, ashtu edhe në atë qeveritar, ka vazhduar me partner të vjetër”

Ne do të punojmë në mënyrë transparente tha Dinosha, çka flitet në Ulqin do të flitet edhe në Podgoricë.

Ndërkaq Luigj Shkreli kryetar i Këshillit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) tha se kam knaqësi të veçantë që të publikoi lidhjen e koalicionit me UDSH-PPD . Motivi që ne të lidhim koalicion me partneret në fjalë është se ne së bashku do të punojmë për të ecur përpara në interest ë përgjithshëm të qytetarëve

“Së bashku do të jemi edhe në mandatin katër vjeçar, po ndoshta edhe më gjatë “- shtoi Shkreli.

Ai njëherit falënderoi për mirëkuptim dhe një kontribut të veçantë për lidhje të koalicionit Zotri Ali Rexhën, dhe shpjegoi mosprezencën e tij, siç u shpreh ai “Mos të krijojnë huti tek opinion, ai sot për shkaqe objektive nuk është prezent, por ne jemi dëgjuar dhe kemi pëlqimin e tij”

Shkreli tha se për detaje të koalicionit do të flasin pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Uroi që koalicioni të jetë koalicion për të mirën e të gjithë qytetareve të komunës së Ulqinit. /Hatixhe Nelaj/

KOMENTOJE

Previous Post

Reportazh nga veriu i Shqipërisë – Shkodra në përpjekje për të shëruar dy plagë të rënda

Next Post

Rënje e temperaturës – Zonat malore me borë

Next Post
Rënje e temperaturës – Zonat malore me borë

Rënje e temperaturës – Zonat malore me borë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org