• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 11 Janar, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Visar Ymeri dorëhiqet nga të gjitha postet drejtuese të Lëvizjes Vetëvendosje

3 Janar, 2018
in Etnike/Rajoni/Bota
Visar Ymeri dorëhiqet nga të gjitha postet drejtuese të Lëvizjes Vetëvendosje
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri dha dorëheqjen nga të gjitha pozitat e tij në parti. Në konferencën për shtyp gjatë së cilës nuk pranoi pyetje, Ymeri tha se këtë po e bën si shenjë mospajtimi për zhvillimet që kanë ndodhur në këtë parti së fundmi, por edhe si një akt zhgënjimi.

“Kohëve të fundit kam parë një intesitet të shtuar të shpërfilljes së plotë të pozitës time si kryetar dhe të organeve drejtuese të Lëvizjes sa herë që këto kanë marrë vendime që nuk kanë qenë në përputhje me vullnetin e një pjese të aktivistëve. Në këto rrethana është e pa mundur të drejtosh, e nëse nuk drejton atëherë nuk ka kuptim që të mbetëm kryetar. Shpresoj që kjo dorëheqje e imja do të kuptohet si alarm për gjendjen në të cilën kemi ardhur”,

Komentet e Ymerit treguan ndarjet brenda Vetëvendosjes, ndërsa kjo forcë i drejtohet zgjedhjeve për kryetarin e ri, garë ku merr pjesë edhe ish-kryetari i saj Albin Kurti.

“Jemi përballur me një fushatë sistematike, të shpifjeve, insinuatave, linçimeve etiketimeve nga më të ndryshmet. Njerëzit janë quajtur abuzues e bashkëpunëtor shërbimesh, njerëzit që kanë shpërndarë një propagandë të tillë vazhdimisht janë thirrur në emrin e Albin Kurtit. Disa herë jemi marrë vesh që këto gjëra të ndalohen, por kjo nuk ka ndodhur as sot. Këtë metodë nuk e pëlqej, nuk e mbështes sepse kjo e dëmton shumë organizatën tonë, pra metodën e eliminimit politik.

Megjithëse shfaqi problemet e partisë, Ymeri vlerësoi aritjet e saj si ndalimi i asosacionit të komunave serbe, apo i demarkacionit me Malin e Zi. /TCH/

Tags: Lëvizja Vetëvendosje
Previous Post

Shqipëria dhe Kosova ndër vendet më optimiste për 2018-n

Next Post

UDSH merr funksionin e Kryetarit të Kuvendit të Tuzit?

Next Post
Kajoshaj pranon se ekzistojnë dyshime në realizimin e Komunës

UDSH merr funksionin e Kryetarit të Kuvendit të Tuzit?

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org