• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

15 vjetori i gazetës së vetme në gjuhën shqipe “Koha Javore”

21 Shkurt, 2017
in Opinione/Editoriale, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Më 21 shkurt 2002 doli nga shtypi numri i parë i gazetës së përjavshme publike, të vetme në gjuhën shqipe në Mal të Zi, “Koha Javore”.

Kjo medie e shkruar po shënon  një jubile të rëndësishem, 15 vjetorin e themelimit të vet. Kështu, gazeta e vetme në gjuhën shqipe po shënon misionin e vet informativ, jo vetëm brenda komunitetit shqiptar në Mal të Zi, por edhe më gjerë.

“Koha Javore” u themelua nga Parlamenti i Malit të Zi, kurse me propozim të përgjegjësit për medien shqipe në Sekretariatin Republikan për informim, z. Nikollë Camaj, në dhjetor të vitit 1999. Pas shumë shtyrjeve të afateve, së pari rreth formimit të Këshillit Programor, e pastaj edhe rreth punës së vet Këshillit, botimi i saj nisi tek në shkurt të vitit 2002. Kryeredaktor i kësaj të përjavshme, që nga ateherë është z. Ali Salaj.

Kjo gazetë pati probleme të theksuara për shkak të mos financimit dhe mos mbështetjes nga institucionet përkatëse të Malit të Zi. Pas ndërhyrjes dhe trysnisë së faktorit ndërkombëtar u formua Grupi punues i Parlamentit, i cili gjeti një zgjidhje të qëndrueshme për financimin e kësaj gazete, duke ia lënë në menaxhim Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve. Kështu, Këshilli Kombëtar i  Shqiptarëve, mbas konkursit publik,  më 19 dhjetor 2015 zgjodhi Këshillin Programor  në përbërje: Gjekë Gjonaj, Ismet Gjonbalaj, Albert Camaj,  Bekim Çobi dhe Ilirjana Resulbegu.  Ndërsa Këshilli i posazgjedhur zgjodhi për kryetar z. Gjekë Gjonaj.

Kështu menjeherë pas kësaj zgjedhje, me nismën e Këshillit të ri Programor, dhe me mbështetjen e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, me dizajnin e ri dhe me larushinë tematike merr një pamje më bashkëkohore dhe më joshëse, si për lexuesin tradicional ashtu edhe për lexuesin e ri.

Në veprimtarinë e saj 15 vjeçare “Koha Javore” ka luajtur një rol të rëndësishëm për lexuesin shqiptar. Gjatë këtyre viteve janë botuar 752 numra të gazetës, që paraqet një pasuri të madhe arkivore për jetën dhe veprimtarinë e shqiptarëve në Mal të Zi.  

Prandaj, me rastin e këtij pervjetori të rëndësishëm për informimin shqip në Mal të Zi, urime të perzemerta për të gjithë; për lexuesit, themeluesit dhe për të gjithë dashamiret që kontribuan në avancimin e kësaj gazete, duke dëshiruar që përvjetori tjeter ta gjejnë si gazetë të përditshme.

Albert Camaj,  anëtar i Këshillit Programor të  gazetës  “Koha Javore”.

Tags: Albert CamajAli SalajBekim ÇobiGjekë GjonajIlirjana ResulbeguIsmet GjonbalajKëshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e ZiKëshilli Programor i Kohes JavoreKoha Javore
Previous Post

Camaj: Malësisë i mungojnë çerdhja për fëmijë, tregu i gjelbër, palestra sportive

Next Post

KKSH takohet me përfaqësuesit e Komitetet të pavarur të ekspertëve të Këshillit të Evropës

Next Post

KKSH takohet me përfaqësuesit e Komitetet të pavarur të ekspertëve të Këshillit të Evropës

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org