• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 3 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Ulqini, komuna më e pazhvilluar bregdetare

26 Janar, 2017
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Raporti i Ministrisë së Ekonomisë mbi shkallën e zhvillimit të qeverisjeve vendore ka treguar atë që dihej tashmë, se Ulqini bën pjesë ndër komunat pak të zhvilluara në Mal të Zi, shkruan “Koha Javore”.
Në raportin e publikuar së fundmi nga Ministria e Ekonomisë, Ulqini renditet në vendin e 11-të ndër 23 komuna sa ka gjithsej Mali i Zi. Në krahasim me raportin e mëparshëm, Ulqini ka zbritur një vend më poshtë pasi që e ka tejkaluar Cetina.
Me indeksin e zhvillimit prej rreth 76 për qind, Ulqini përfshihet në grupin e katërt, ku bëjnë pjesë njësitë e vetëqeverisjes vendore vlera e indeksit të të cilave është 75-100 për qind të mesatares së indeksit të zhvillimit në Mal të Zi. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Danillovgradi, Nikshiqi, Cetina dhe Zhablaku.
Në krye të listës për nga indeksi i zhvillimit renditet Budva, me indeks 252 apo më shumë se tri herë më tepër se Ulqini, e ndjekur nga Tivati me 149, Kotorri 132, Podgorica 120, Herceg Novi 118 dhe Tivari 106. Pra, siç shihet, nga komunat bregdetare, Ulqini është renditur në vendin e fundit si komuna më e pazhvilluar bregdetare.
Ajo që bie në sy po ashtu është se trevat tjera ku jetojnë shqiptarët, si Plava, Gucia dhe Rozhaja, gjenden në fund të kësaj liste, duke bërë pjesë ndër komunat më të pazhvilluara në Mal të Zi.
Indeksi i zhvillimit paraqet mesataren e treguesit të zhvillimit ekonomik, ndryshimeve strukturore dhe gjendjes demografike në nivel të një komune. Indeksi i zhvillimit llogaritet në bazë të këtyre treguesve: nivelit të papunësisë, të ardhurave për banorë, të ardhurave buxhetore të njësisë së vetëqeverisjes lokale për një banor, shkallës së rritjes së popullsisë dhe nivelit të arsimimimit të banorëve të njësisë së vetëqeverisjes lokale.
Ulqini njihet si njëra prej komunave me potencialet më të mëdha zhvillimore në tërë Malin e Zi. Përkundër kësaj, shkatërrimi i ekonomisë dhe mungesa e investimeve ka bërë që të jetë njëra prej komunave më pak të zhvilluara në Mal të Zi.

Tags: Ministria e EkonomisëUlqini
Previous Post

Jepet leja për ndërtimin e vëndkalimit kufitar në Cem të Trieshit-Grabom

Next Post

Humbi jetën tragjikisht i riu malësor Kristijan Gegaj

Next Post

Humbi jetën tragjikisht i riu malësor Kristijan Gegaj

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org