• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 11 Janar, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Nimanbegu proteston për ngjarjen në Budva

24 Qershor, 2016
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Genci-NimanbeguDeputeti i Forcës Genci Nimanbegu u ka derguar letër proteste Kryeministrit Millo Gjukanoviq, Ministrit të punëve të mbrendshme Goran Danilloviq dhe drejtorit të Dejtoratit të policisë Sllavko Stojanoviq lidhur me ngjarjen  e ndodhur në Budvë, ku tre turistë  janë  dënuar  nga policia për shkak se kishin flamurin shqiptarë të vendosur në automobil.

Në letër ndër të tjera thuhet:

Nga mediat jemi informuar se policia e Budvës ka arrestuar  tre turistë me shkas se ata kanë shkelur Ligjin mbi rendin dhe qetësinë publike sepse  në automojetin kanë mbajtur flamurin shqiptarë, dhe për këtë arsye gjykatësi i ka dënuar me gjobë prej 230 euro.

Ju përkujtojmë se edhe në Ulqin  ditë më parë Drejtoria e policisë ka ngritur padinë ndaj një personi juridik, sepse disa  tifozë në lokalin e tij kanë mbajtur flamurin shqiptarë.

Prandaj shpreh Protestin tim dhe pakënaqësinë e madhe ndaj punës së Drejtorisë së policë lidhur me këto raste.

Kjo paraqet keqpërdorimin e Ligjit nga viti 2011, sepse nëpunësit e policisë duhet të dinë dy gjëra:

  1. Në Mal të Zi është i lirë përdorimi i simboleve nacionale dhe kjo është e definuar edhe me Kushtetutë edhe me Ligjin mbi mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave, e pasiqë flamuri i Republikës së Shqipërisë është i njëjtë me simbolin  e shqiptarëve në Mal të Zi,  ai  si i tillë nuk guxon të trajtohet në Ligjin mbi rëndin dhe qetësinë publike.
  2. Gjatë implementimit të Ligjit nuk guxon të ketë diskriminime, prandaj ju përkujtoj se një numër i madh i turistëve në automobilat e tyre i kanë të vendosur flamujt e shteteve të veta, kështuqë sipas kësaj do të duhej që të gjithë të dënohen.  E  nëse dënohen vetëm shqitarët, atëherë kjo është diskriminim.

Pasiqë Ligji mbi rendin dhe qetësinë publike është jodemokratik dhe është  mbetje e kohërave represive ndaj pakicave, pres përkrahjen Tuaj për ndrrimin e nenit 23 të ligjit në fjalë.

Poashtu përmes kësaj shkrese Ju kërkoj që të më jepni të gjitha rastet kur Drejtoria e policisë gjatë punës së saj e ka implementuar nenin 23 të Ligjit mbi  rendin dhe qetesinë publike, prej miratiit të tij e deri sot.

Dhe në fund shpresoj se këtë nen të ligjit nuk do ta përdorni më.

Me respekt,

Genci Nimanbegu

Deputet i Forcës në Kuvendin e Malit të Zi

Kryetar  i KKSH-së

Tags: diskriminimi i shqiptarëveFlamuriGenci NimanbeguMali i ZiShqipëria
Previous Post

Shqipëria mbështet Malin e Zi, Podgorica dënon tifozët shqiptarë

Next Post

Gjeloshaj paralajmëron se do të paraqes propozim-rezolutën lidhur me fjalorin e botuar të gjuhës malazeze

Next Post

Gjeloshaj paralajmëron se do të paraqes propozim-rezolutën lidhur me fjalorin e botuar të gjuhës malazeze

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org