• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 3 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Klement R. Camaj – Trumpizmi Shqiptar

10 Maj, 2016
in Opinione/Editoriale, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Klement CamajKu ishin, ku janë dhe ku duhet të jenë shqiptarët në këtë garë politike në Amerikë, në momentin kur partia republikane, thanë me fjalorin e situatës së krijuar, kur nuk e përkrah kandidatin e vet, vdiq?

Jam i vetëdijshëm se ne shqiptarët, e sidomos ne malësorët, për nga edukata përkojmë më tepër me republikanët, të cilët e mbajnë veten për më konzervativ. Po ashtu edhe për nga ana që mbajnë, ne jemi më tepër djathtistë, çka do të thotë se edhe këtu përkojmë më tepër me krahun që anon ka e djathta amerikane. Përpos vlerave që i përmenda, shqiptarët e adhurojnë “republikazmin” edhe kur flasim për politikën fiskale apo ekonomike. Në këtë drejtim, hero i shqiptarëve ishte republikani Regan, i cili e pati ngritur ekonominë amerikane në nivel mjaft të lakmueshëm. Aso kohe edhe shqipatrët arritën një nivel të dukshëm si në sektorin ekonomik, po ashtu edhe në atë publik edhe qeveritar; por sot partia e Reganit politkisht ka vdekur, e me të, shpresoj edhe përkrahja e republikanit shqiptaro-amerikan. Sepse kandidati që pretendon të jetë i nominuari republikan, mbeti pa përkrahjen e të gjithë atyre që në emër të kësaj partie udhëheqen me Amerikën.

Prandaj, a thua se shqiptarët duhet të përkarhin një republikan të këtillë, vetem se opsioni demokrat për ta qenka tepër liberal?!

Pra, shqiptareve të Amerikës, të cilët me shumicë kanë qenë dhe janë pjesë e Partisë Republikane, si anëtarë, si votues, apo si përkrahës moral, sot u mbetet i vetmi opsion Donald Trump. E nëse, i vetmi kanditat republikan për nominimin e kanditatures për president të SHBA-ve është një fanatike radikal, një biznismen pa experience politike, një racist dhe seksist, i cili, përpos të tjerash shprehet se do të deportojë miliona emigrantë (duke harruar se Amerika është vend i krijuar nga imigrantat e për imigranta!), person që tenton të krijojë bariera me komunitete të ndryshme, si fizike ashtu edhe psikologjike, njeri që nuk rrespekton të drejtat e femerës apo të LGBT-së, ose qe injoron problemet e studentëve, nuk mund të paramendohet që ne shqiptarët, emigrant të djeshëm, t’i themi po?! Trijumfi i kësaj ideologjie ne komunitetin shqiptar, në vendin e bekuar të Amerikës, në vendin e të lirëve dhe në shtëpinë e trimave, paraqet gabim masiv moral.

Në fund, ne shqiptarët e dimë se çdo të thot të jesh i diskriminuar, e dimë se çfarë ndjenjet është kur të cënohen të drejtat, e dimë se si është të emigrosh e t’ia fillosh nga e para, legalish apo jo, për të mirën e për të ardhmen e familjes, dhe ne fund të votojmë për Trumpin, njeriun i cili don të shuaj andrrën amerikane të milionave, po ashtu paraqet gabim masiv moral! Nësë shqiptarët e votojnë Trumpin, humbin të drejtën absolute që të akuzojnë dikë që voton Djukanoviqin. Sepse, shqiptarët nuk mund të gjejnë asnjë arsye për të përkrahur cilin do prej këtyre të dyve.

Prandaj, si i ri, shqiptaro-amerikan, e dëshiroj Amerikën e vlerave, Amerikën e JFK dhe Dr. Kingut, Amerikën të cilën e kanë ndërtuar gjenerata të tëra emigrantësh, të cilët u sakrifikuan për të ardhmen e sajë, e këtë të ardhme tenton ta shuaj Donald Trump. Shqiptarët, nëse nuk e gjenë veten ne spektrin e partis demokratike, mund të votojnë kë të duan, por jo tiranin në rritje.

Klement R. Camaj
King’s College London – MA, Gjeopolitikë

Tags: Klement R. Camaj
Previous Post

U mbajt “Karvani i miqësisë 2016”, në fshatin Grabom

Next Post

Njoftim: SH.K.A “Rapsha” organizon program kulturo-artistik

Next Post

Njoftim: SH.K.A "Rapsha" organizon program kulturo-artistik

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org