• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Kosovë, Gjykata pezullon marrëveshjen për Asociacionin

10 Nëntor, 2015
in Etnike/Rajoni/Bota, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

gjykata-kushtetuese-kosovesGjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur si masë të përkohshme, pezullimin e marrëveshjes për Asociacionin, deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e këtij institucioni.

Vendimi është publikuar në faqen e internetit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ku sqarohet se, në seancën e së martës gjykata miratoi masën e përkohshme për kërkesën e paraqitur nga Presidentja e Republikës së Kosovës “lidhur me vlerësimin e përputhshmërisë së ‘Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë – Parimet e përgjithshme apo Elementet kryesore’ me frymën e Kushtetutës.

Me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese pezullon zbatimin e çfarëdo veprimi të mëtejshëm ligjor mbi bazën e përmendur nga Presidentja, deri në vlerësimin e përputhshmërisë së këtyre parimeve me Kushtetutën nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Ky vendim për masë të përkohshme është pa paragjykim ndaj ndonjë vendimi të mëtejshëm, që do të nxirret nga gjykata për pranueshmërinë, apo për meritat e kërkesës, thuhet më tej në vendim.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, të nënshkruar më 25 gusht nga kryeministri Isa Mustafa dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç, në Bruksel.

Ajo kishte kërkuar edhe masën e përkohshme, duke pamundësuar kështu fillimin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit, pa u sqaruar rasti në Gjykatën Kushtetuese./TCH/MALESIA.ORG/

Tags: Kosova
Previous Post

Raporti i KE: Kërkohet progres në luftën kundër diskriminimit

Next Post

Situata ndëretnike në Maqedoni vazhdon të jetë e brishtë

Next Post

Situata ndëretnike në Maqedoni vazhdon të jetë e brishtë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org