• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 3 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Kolë Zagreda sjell 10.000 dollarë ndihmë në Kumanovë

18 Qershor, 2015
in Etnike/Rajoni/Bota
Share on FacebookShare on Twitter

kole zagredaMërgimtarët nga fshati Reç dhe Qurkaj të Komunës së Ulqinit , Kolë Zagreda dhe Azem Zeka më 9 qershor 2015 vizituan Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku forcat policore maqedonase më datë 9 dhe 1o maj të këtij viti brenda 28 orësh zmbrapsën një grup të armatosur. Ai me këtë rast solli 10.ooo dollarë të cilët i ka grumbulluar vullnetarisht bashkë me disa shokë të tij bashkatdhetarë bamirës në Nju-Jork. Ata me këtë vepër konkrete treguan dhe dëshmuan anën humanitare dhe shpirtin fisnik e bujar.

“ Pas shumë skemave trishtuese, tronditëse e të tmerrshme që pamë dhe lexuam në media dhe deklaratave rrënqethëse të familjarëve të Kumanovës, që humbën më të afërmit e tyre, që gjenden në burgjet e Maqedonisë, dhe të atyre që mbetën pa shtëpi dhe u shpërngulën tek familjarët dhe miqtë, kam marrë iniciativë, që së bashku me disa shokë të mi fisnik të japim kontributin tonë modest, duke u solidarizuar me nevojat, hallet dhe shqetësimet e vëllezërve tanë, me familjet e dëmtuara shqiptare në Lagjen e Trimave në qytetin e Kumanovës”, thotë Zagreda dhe apelon tek njerëzit vullnetmirë dhe shoqatat bamirëse e humanitare t’i ndihmojnë shqiptarët e Kumanovës për të tejkaluar atë tmerr dhe ato monstra që i përjetuan.

kumanove lagj e trimaveZagreda gjatë kësaj vizite njëditore Lagjes së Trimave në Kumanovë u takua me përfaëqsuesit e kësaj lagjeje, të cilët e njoftuan me pasojat e rënda dhe tragjike të këtij aksioni policor në këtë qytet dhe e falënderuan për ndihmën e dhënë vullnetare.

“ Ajo çka pashë në Kumanovë është shumë e dhimbshme dhe shokuese. Shtëpi të djegura, të bëra shkrumb, kulla të rrënuara, të shkatërruara, të dëmtuara, që të çojnë mallin e kullave të Jasharajve në Prekaz të Kosovës. Ajo që në fokus të veçantë vërejtëm edhe nga rrëfimet e njerëzve ishte diskriminimi që i bëhej popullit shqiptarë të Kumanovës karshi popullit maqedon. Shqiptarët me të cilët biseduam edhe përkundër të gjitha traumave që përjetuan flisnin me plot krenari e buzëqeshje për hallet e tyre të bindur se nuk ka forcë policore e cila do t’i shpërngulë ata nga qyteti i tyre Kumanova dhe se do të vazhdojnë ti ruajnë vatrat e tyre stërgjyshore dhe traditën e lashtë shqiptare.”, pohon Zagreda. Ai shprehet i bindur se dëmet materiale edhe mund të kompensohen, por jo dëmet shpirtërore dhe besimi i thyer dhe i humbur i kumanovarëve ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të këtij shteti.

Gjekë Gjonaj
Ulqin, 17 qershor 2015

Previous Post

Dashuria për vendlindjen dëshmohet me vepra

Next Post

Shqiptarët në Mal të Zi, nuk kanë flamur tjetër përveç atij kuq e zi

Next Post

Shqiptarët në Mal të Zi, nuk kanë flamur tjetër përveç atij kuq e zi

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org