• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 28 Nëntor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Në Ulqin u protestua kundër diskriminimit (VIDEO)

14 Nëntor, 2014
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Fjalimi i plotë i Gëzim Ibroçit:


Para ndërtesës së komunës së Ulqinit sot është mbajtur tubimi protestues ku morën pjesë rreth 200 qytetarë të cilët me nënshkrimin e peticionit kanë shprehur pakënaqësinë me gjendjen në arsim në gjuhën shqipe.

Iniciatori i protestës, gazetari Gëzim Ibroçi, ka thënë që Shqiptarëve duhet ti pranohen të drejtat e tyre themelore dhe që ato nuk duan të jenë të diskriminuar.

ULQIN PROTEST 2014“Të bashkohemi rreth kësaj çështje, rreth të ardhmes së fëmijëve tanë”, theksoi Ibroçi në porosinë drejtuar politikanëve Shqiptar në Mal të Zi.

Në protestë përveç qytetareve ishin të pranishëm edhe disa përfaqësues të shumë subjekteve politike.

Në mesazhin e shkruar drejtuar pjesëmarrësve të tubimit kryetari i Këshillit kombëtar të Shqiptarëve Genci Nimanbegu tha se kërkesat nga protesta janë të qarta dhe demokratike dhe që Ministria e arsimit duhet ti marrë parasysh.

Në protesë u pa edhe kryetari i komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka por edhe politikanë të tjerë si Mehmet Bardhi, Mehmet Zenka, Dritan Abazoviq, Amir Hollaj e të tjerë.

Iniciatori i protestës Gëzim Ibroçi tha se prindërit janë të pakënaqur me përmbajtjen e librave në gjuhën shqipe, sepse, siç tha ai, fëmijët vështirë se mund të mësojnë diçka nga historia dhe tradita e popullit autokton shqiptarë.

“Për shembull, nga 130 faqet e historisë për klasën e gjashtë dhe të shtatë, vetëm një faqe është i dedikuar për shqiptarët. Fëmijët tanë le të mësojnë historinë e Malit të Zi apo të sllavëve të jugut, por ne duam që të mësojnë diçka edhe nga historia e vet,” tha Ibroçi, duke theksuar se gati asnjë libër nuk është adekuat për arsimim në gjuhën shqipe. /UL-info/MALESIA.ORG/

Tags: diskriminimiprotestëshqiptarUlqin
Previous Post

Darka tradicionale “Si dikur në Rapshë të Hotit”

Next Post

Barazim i fortë, me Francën e fortë

Next Post

Barazim i fortë, me Francën e fortë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org