• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 4 Mars, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Hiqen vizat për Serbine, Malin e Zi dhe Maqedonine, festime

19 Dhjetor, 2009
in Etnike/Rajoni/Bota
Hiqen vizat për Serbine, Malin e Zi dhe Maqedonine, festime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga mesnata e sotme qytetarët e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë do të udhëtojnë pa viza në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian.
Banorët e tre shteteve ballkanike mund të qëndrojnë deri në 90 ditë në gjashtë muaj në vendet e zonës së Shengenit. Udhëtimi pa viza nuk parashikon edhe të drejtën e punës në vendet perëndimore.
Hapësira evropiane e Shengenit me 500 milionë banorë dhe me një territor prej 4,3 milionë kilometrash katrorë prej mesnatës së sotme bëhet më e afrueshme për udhëtim pa viza edhe për qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi.
Me vendimin që miratoi Këshilli i Ministrave i Punëve të Jashtme dhe të Drejtësisë të vendeve anëtare të BE-së në fund të nëntorit, qytetarët maqedonas, serbë dhe malazezë lirohen nga nxjerrja e vizave për qëndrim afatshkurtër në hapësirën Shengen.
Pa viza do të mund të udhëtojnë vetëm personat që posedojnë pasaportë biometrike.
Për qytetarët me pasaporta të vjetra do të vazhdojnë kushtet për lehtësimin e regjimit të vizave.
Liberalizimi i vizave mundëson udhëtim në 25 vende anëtare të BE-së me përjashtim të Britanisë së Madhe dhe Irlandës dhe tre vendeve tjera evropiane, Norvegjisë, Zvicrës dhe Islandës.
Për hyrjen në këto vende do të zbatohen procedura standarde për udhëtarët e vendeve të treta gjatë të cilës nëpunësi kufitar mund të kërkojë arsyen e udhëtimit, vendqëndrimin dhe mundësinë e mbulimit të shpenzimeve financiare për udhëtim.
Për ata persona, të cilët nuk kanë mundësi të financojnë qëndrimin e tyre, do të kërkohet të tregojnë letër-garanci nga personi ku do të qëndrojnë.
E detyrueshme për të gjithë qytetarët është sigurimi shëndetësor.
Ndërkohë, qeveria e Maqedonisë organizon udhëtim njëditor falas në Paris për 100 qytetarë, të përzgjedhur rastësisht, të cilët do të jenë shtetasit e parë të Maqedonisë që do të ndiejnë përfitimet nga udhëtimi pa viza.
Ata do të kryesohen nga zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Vasko Naumovski dhe ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankuloska, të shoqëruar nga 20 studentët më të mirë nga universitetet shtetërore dhe private në vend dhe nga një grup gazetarësh.

BE pezulloi vizat për qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, pasi misionet e ekspertëve konfirmuan se tri vendet i kanë plotësuar kushtet nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.
Me propozimin e Sllovenisë, vendimi hyn në fuqi prej sonte në mesnatë.
Me këtë mundësohet që qytetarët e tri vendeve t’i kalojnë festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri me familjarët dhe miqtë e tyre në vendet e BE-së.

Balkanweb

KOMENTOJE

Previous Post

GJND: Kosovë-Serbi 14:12, vendimi në pranverë

Next Post

Shqipëria, më shumë vëmendje për pakicat jashtë kufijve

Next Post
Shqipëria, më shumë vëmendje për pakicat jashtë kufijve

Shqipëria, më shumë vëmendje për pakicat jashtë kufijve

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org