• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

U zhvillua protesta në Tuz (foto+video)

6 Prill, 2014
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

medium_IMG_5358Tuz, Malësi (06/04/2014) – U zhvillua sot protesta paqësore pranë ndërtesës së Komunës urbane të Tuzit.  Protesta në shenjë të pakënaqësisë kundrejt pushtetit malazez ndaj Malësisë u organizua nga Forumi Demokratik për Integrim (FDI) dhe e përkrahur nga Lidhja Demokratike në Mal të Zi – Dega e Malësisë.

Protestuesit mbanin transparente “Bashkë t’i dalim zot Malësisë”, “Stop Diskriminimit”, “Duam Drejtësi”, “Mjaft me mashtrime”, “Malësia Komunë”.

Në mesin e protestuesve ishin edhe disa qytetarë nga Plave e Gucia si dhe nga Malësia përtej kufirit.

Të pranishmëve ju drejtua anëtari i FDI-së Besnik Gjonaj, i cili tha se deputetët shqiptarë për 24 vjet në Parlamentin e Malit të Zi kanë bërë kërkesa të ndryshme për realizimin e të drejtave të shqiptarëve, por të cilat kanë rënë në vesh të shurdhër. Gjonaj ftoi përfaqësuesit shqiptarë në bojkotimin e institucioneve shtetërore deri në realizimin e kërkesave tona legjitime.

“Podgorica zyrtare vazhdon eksperimentet politike duke luajtur me fatin e territorit të Malësisë dhe qenjes së saj në përgjithësi. Kemi mbetur të papërfaqësuar. Ata që i votuam morën poste qeveritare dhe harruan votuesin,” tha Gjonaj.

Ai përmëndi edhe për bisedimet e fundit rreth statusit të Malësisë, të cilat i quajti kurth i kurdisur i pushtetit dhe qorrsokak në të cilin u futën edhe disa përfaqësues të disa subjekteve shqiptare.

“Ne duam ta ndihmojmë këtë shtet, por Ne kërkojmë që të jemi si partnerë të barabartë dhe asnjëherë si servil! Mali i Zi do të integrohet në BE, vetëm atëherë kur t’i respektojë të drejtat e popullit autokton shqiptar në Mal të Zi dhe të gjithë qytetarëve të Malit të Zi” tha Gjonaj.

Protesta u mbyll me vendosjen e therrave në hyrje të ndërtesës së Komunës urbane të Tuzit. /MALESIA.ORG/

medium_IMG_5334medium_IMG_5338 medium_IMG_5339 medium_IMG_5340 medium_IMG_5341 medium_IMG_5344 medium_IMG_5347 medium_IMG_5348 medium_IMG_5349 medium_IMG_5350 medium_IMG_5351 medium_IMG_5352 medium_IMG_5353 medium_IMG_5355 medium_IMG_5357 medium_IMG_5358 medium_IMG_5365 medium_IMG_5367 medium_IMG_5372 medium_IMG_5375 medium_IMG_5379 medium_IMG_5383 medium_IMG_5388 medium_IMG_5393 medium_IMG_5398 medium_IMG_5400

Tags: TuzMalësiaProtestaShqiptare
Previous Post

SHKA “BESA” nga Trieshi kremtoi 46 vjetorin

Next Post

Bratilë, përkujtohet 6 Prilli (foto+video)

Next Post

Bratilë, përkujtohet 6 Prilli (foto+video)

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org