Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, Shoqëria Kulturore-Artistike „KOHA”, në bashkëpunim me QKI “Malësia” Tuz, Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe me mbështetje të Komunës së Tuzit dhe organizatat tjera mbështetëse, organizon një koncert festiv, i cili do të mbahet më 28 nëntor 2026, në orën 19:00, në Qendrën Kulturore-Informative „Malësia” në Tuz.

Në këtë mbrëmje festive, publiku do të ketë mundësinë të shijojë një program të pasur artistik, të përbërë nga këngë dhe valle tradicionale shqiptare, përmes të cilave do të prezantohen dhe promovohen vlerat e trashëgimisë sonë kulturore.
Përveç SHKA „KOHA”, në këtë koncert do të marrin pjesë edhe shoqëritë kulturore-artistike mysafire: SHKA „Besa”, SHKA „Rapsha” dhe SHKA „Liria”, të cilat do ta pasurojnë programin me paraqitjet e tyre artistike.
Ky aktivitet synon të shënojë në frymë festive një nga datat më të rëndësishme të historisë dhe identitetit kombëtar shqiptar, duke bashkuar përmes artit, këngës dhe valles traditën, kulturën dhe brezat.
JU QKI „Malësia” – Tuz fton të gjithë qytetarët, dashamirët e kulturës dhe të traditës shqiptare që të marrin pjesë në këtë mbrëmje festive.
Data: 28 nëntor 2026
Ora: 19:00
Vendi: QKI „Malësia” – Tuz
Ora: 19:00
Vendi: QKI „Malësia” – Tuz
Hyrja e lirë.


