• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Ambasada e Shqipërisë dhuron libra në gjuhën shqipe për kopshtin “Nënë Tereza” në Tuz

23 Tetor, 2026
in Lajme, Headline
Ambasada e Shqipërisë dhuron libra në gjuhën shqipe për kopshtin “Nënë Tereza” në Tuz

Screenshot

Share on FacebookShare on Twitter

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi ka dhuruar një fond librash didaktikë dhe jashtëshkollorë për Institucionin Publik Parashkollor “Nënë Tereza” në Tuz. Librat janë siguruar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, në kuadër të nismës për mbështetjen e fëmijëve që mësojnë në gjuhën shqipe në Mal të Zi.

Librat iu dorëzuan drejtuesve të institucionit nga diplomatja e Ambasadës së Shqipërisë, Enxhi Fusha, e cila u prit nga drejtori David Junçaj. Ky i fundit shprehu mirënjohjen për mbështetjen, duke theksuar se librat do t’u shërbejnë fëmijëve të kopshtit në Tuz, si dhe atyre të Njësisë Edukative në Dinoshë dhe të njësisë “Foleja” në Triesh.

Junçaj vlerësoi rëndësinë e librit në edukimin e fëmijëve dhe në zhvillimin e imagjinatës së tyre, duke nënvizuar se librat në gjuhën shqipe kanë një rol të veçantë në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës amtare që në moshë të hershme. Ai shprehu gjithashtu dëshirën që bashkëpunime të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen, në të mirë të edukimit dhe zhvillimit të fëmijëve.

Nga ana e saj, diplomatja Enxhi Fusha u shpreh e lumtur që nisma, e ndërmarrë nën kujdesin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, po konkretizohet.

Ajo bëri të ditur se shpërndarja e librave ka nisur në kopshtin “Nënë Tereza” në Tuz dhe do të vijojë në kopshtet dhe shkollat me mësim në gjuhën shqipe në të gjithë territorin e Malit të Zi. Fondi përfshin libra për grupmosha të ndryshme, nga fëmijët njëvjeçarë deri te nxënësit e moshave më të mëdha.

Fusha theksoi se Qeveria e Shqipërisë synon të jetë pranë fëmijëve që arsimohen në gjuhën shqipe, duke kontribuar në ruajtjen, kultivimin dhe trashëgiminë e gjuhës amtare ndër breza.

Kjo nismë synon të mbështesë edukimin e fëmijëve shqiptarë në Mal të Zi dhe të forcojë lidhjen e tyre me gjuhën shqipe përmes librit dhe leximit që në vitet e para të jetës.

Tags: ShqipëriaKopshti Nënë Tereza
Previous Post

Apeli i krerëve fetarë pas takimit me presidentin Begaj: Qytetarët të dëgjohen, palët të zgjedhin dialogun mbi konfliktin

Next Post

Emri dëshmi e identitetit personal e kombëtar

Next Post
Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi në kohë të krizës së dyfishtë

Emri dëshmi e identitetit personal e kombëtar

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org