• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 26 Maj, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Shqipëri: I vetëm në garë, Berisha konfirmohet në krye të PD

25 Maj, 2026
in Etnike/Rajoni/Bota, Headline
Shqipëri: I vetëm në garë, Berisha konfirmohet në krye të PD
Share on FacebookShare on Twitter

Me 37 mijë e 341 vota, pa asnjë rival në garë, Sali Berisha është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike.

Ndonëse procesi zgjedhor është shoqëruar me kontestime, për shkak të mungesës së një gare, pas konfirmimit të rezultatit, Sali Berisha e cilësoi si “votimin më të jashtëzakonshëm”. Sipas të dhënave të bëra me dije nga PD-ja, nga 39 441 votues gjithsej, 38 mijë e 902 vota rezultuan të vlefshme. 1055 anëtarë votuan kundër Berishës dhe 506 abstenuan.

“Ky është votimi më i rëndësishëm, më i jashtëzakonshëm sepse me këtë votëbesim ju vendosët të ecim të pamposhtur drejt qëllimeve tona madhore”, deklaroi Berisha.

Zgjedhjet në Partinë Demokratike “jo aq demokratike”

Në një fletë votimi ku kishte vetëm një pyetje “votëbesimi për kryetarin e PDSH, Sali Berisha dhe alternativat “pro”, “kundër” abstentim”, demokratët u drejtuan në 87 qendrat e votimit në 77 degët e partisë që në orën 08:00 të mëngjesit deri në orën 19:00 të shtunën (23 maj 2026). Procesi i votimit ishte i qetë, por u shoqërua me debate për shkak të paqartësisë me numrin e anëtarësisë. Referuar të dhënave zyrtare të publikuara nga vetë PD-ja, specifikisht nga drejtuesja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), deputetja Albana Vokshi, numri i anëtarëve që u thirrën për të votuar është 51 737.

Megjithatë, ish-deputeti Ervin Salianji, një ndër zërat më kritikë nga radhët e demokratëve, i cili u skualifikua nga gara pasi u përjashtua edhe nga partia, flet për manipulim të shifrave.

Për DW, ai tha se “Shifrat reale tregojnë diçka krejt tjetër nga propaganda zyrtare. Ka një braktisje masive të këtij procesi nga demokratët. Në shumë degë pjesëmarrja ka qenë minimale dhe kjo tregon qartë zhgënjimin e madh të anëtarësisë. Ne e kemi monitoruar procesin dhe siç ua thashë më pak se 5000 anëtarë kanë marrë pjesë, nesër do shpërndaj për mediat dhe link-e të monitorimit me kamera për të parë secili numrin real në disa qendra votimi dhe manipulimin që është bërë me pjesëmarrjen. Dua t’iu vë në dijeni që numri i anëtarëve u publikua pas nisjes së “procesit”, u deklaruan 51.000 ndërkohë që Partia Demokratike me lista ka pasur më shumë se 120.000 anëtarë! Përpjekja për të manipuluar perceptimin publik me shifra të fryra nuk e fsheh dot realitetin politik që po përjeton sot Partia Demokratike”.

Megjithatë, akuzat për një proces jo demokratik nisën që në krye të herës me përjashtimin e kandidatëve, duke i hapur rrugën Sali Berishës të garojë i vetëm. 

Nga gara u përjashtuan Ervin Salianji, Evi Kokalari, Alesia Balliu, Vladimir Mulaj e Mereme Sela.

Sali Berisha ka dominuar historinë politike të Partisë Demokratike. Ai u zgjodh për herë të parë në krye të Partisë Demokratike në vitin 1991 dhe sot vijon ende të drejtojë partinë më të madhe opozitare në vend, me 2 shkëputje; në 1992 kur u zgjodh president i vendit dhe në 2013 pas humbjes së zgjedhjeve.

Tags: Partia Demokratike e ShipërisëSali BerishaShqipëria
Previous Post

Mehmed Zenka u rizgjodh kryetar i UDSh-së

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org