• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 31 Mars, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Xhemal Nikaj dekorohet post mortem nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

31 Mars, 2026
in Lajme, Headline
Xhemal Nikaj dekorohet post mortem nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Share on FacebookShare on Twitter

I ndjeri Xhemal Nikaj është dekoruar pas vdekjes nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vlerësim të kontributit dhe veprimtarisë së tij gjatë luftës në Kosovë.

Dekoratën “Për Guximin e Jashtëzakonshëm për Mbrojtjen dhe Afirmimin e Identitetit Kombëtar” e pranoi vajza e tij, Besa Nikaj.

Xhemal Nikaj (i ndarë nga jeta në shtator 2023) ishte një aktivist i dalluar i çështjes kombëtare nga Malësia. Ai u shqua për angazhimin e tij si kryetar i Këshillit Emergjent për strehimin e shqiptarëve nga Kosova, duke dhënë një kontribut të çmuar atdhetar.

Presidentja Vjosa Osmani, më 30 mars 2026, ndau dekorata presidenciale për personalitete që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në luftën për liri dhe pavarësi, si dhe në procesin e shtetndërtimit të Kosovës. Ndër të dekoruarit kishte përfaqësues nga fusha të ndryshme, përfshirë gazetarinë, sportin, shëndetësinë, arsimin, artin dhe kulturën.

Në fjalimin e saj, Osmani theksoi se këto dekorata nuk janë vetëm shenjë mirënjohjeje, por edhe dëshmi e sakrificës dhe guximit të qytetarëve që nuk hoqën dorë nga liria.

“Atdheu nuk është vetëm vendi ku lindim, por një thirrje që na ndjek gjatë gjithë jetës. Republika e Kosovës është rrjedhë e pandërprerë brezash që dhanë gjithçka për lirinë. Në zemër të kësaj përpjekjeje qëndron vetë liria jonë, jo vetëm si e drejtë e fituar, por si një ndjenjë e thellë dhe e përhershme. Muaji mars, në të cilin mbahet kjo ceremoni, është një muaj i rëndë në historinë tonë – muaj kujtese e reflektimi për ngjarje të tmerrshme dhe masakra të kryera nga Serbia ndaj popullit tonë. Por njëkohësisht është edhe një muaj që dëshmon qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë për të mos u dorëzuar kurrë,” – u shpreh ajo.

Tags: Xhemal Nikaj
Previous Post

Në shënjestër zhvlerësimi i etosit dhe asgjësimi i etnosit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org