• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 2 Mars, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Kulturë

Promovohet në Tuz libri “Zanafilla e mendimit kombëtar: diskursi i humanistëve arbënorë përgjatë Renesancës”

2 Mars, 2026
in Kulturë, Headline
Promovohet në Tuz libri “Zanafilla e mendimit kombëtar: diskursi i humanistëve arbënorë përgjatë Renesancës”
Share on FacebookShare on Twitter

Në Tuz u mbajt promovimi i librit shkencor Zanafilla e mendimit kombëtar: diskursi i humanistëve arbënorë përgjatë Renesancës, me autor Albert Bikaj, botuar me mbështetjen e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi.

Aktiviteti mblodhi studiues, intelektualë dhe dashamirë të historisë, ndërsa promovimi u pasurua me vlerësime dhe reflektime nga panelistët: Mark Junçaj, profesor i historisë; Ismet Kallaba, publicist; dhe Nikollë Berishaj, përkthyes dhe shkrimtar. Aktiviteti u moderua nga Kristjan Gjokaj.

Në fjalën e tij, Mark Junçaj e cilësoi studimin si një risi historiografike dhe kontribut të rëndësishëm për kuptimin e zanafillës së identitetit shqiptar, duke theksuar se rrënjët e vetëdijes kombëtare mesjetare i paraprijnë periudhës së Rilindjes Kombëtare. Për më tepër, duke iu referuar vlerësimit të medievistit të shquar prof. dr. Jahja Drançollit, nënvizoi se ky fakt nuk ishte i njohur sa duhet.

Ismet Kallaba vlerësoi qasjen e re historiografike të studimit, duke theksuar analizën e thelluar dhe kontekstuale të identitetit mesjetar arbëror, të trajtuar mjeshtërisht nga studiuesi i ri nga Malësia. Ai e vlerësoi librin si arritje të madhe në sferën e studimeve shqiptare.

Ndërkaq, Nikollë Berishaj theksoi se libri, përveç trajtimit autentik të identitetit mesjetar, përfaqëson studimin e parë historiografik që përdor metodologjinë e imagologjisë për të analizuar diskursin dhe mendimin kombëtar.

Në përmbyllje të aktivitetit, autori sqaroi se libri synon të paraqesë botëkuptimin paramodern, shpesh të keqkuptuar, të identitetit arbën, brenda kontekstit historik, jo vetëm në Arbëni, por në mbarë Europën e asaj kohe. Ai shtoi se zhvillimi i identitetit arbënor-shqiptar nuk e sheh si shkëputje, por si vazhdimësi të që reflekton etapat kulturore dhe historike, njësoj si në shumë kombe të tjera të Europës.

Në fund, ai shprehi mirënjohje për praninë, interesimin dhe mbështetjen e të gjithë pjesëmarrësve.

Tags: Albert BikajZanafilla e mendimit kombëtar
Previous Post

Autobusi i KF Deçiqit me “veshjen” e re

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org