• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 27 Shkurt, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Pa marrëveshje për demarkacionin mes Komunës së Tuzit dhe Podgoricës

Procesi i përcaktimit të kufijve zgjat prej shtatë vjetësh

27 Shkurt, 2026
in Lajme, Headline
Pa marrëveshje për demarkacionin mes Komunës së Tuzit dhe Podgoricës
Share on FacebookShare on Twitter

Mospajtimet mbi kufirin administrativ mes Komunës së Tuzit dhe Podgoricës kanë bërë që çështja të shkojë në arbitrazh.

Për Malësinë, kjo ka peshë të veçantë, pasi lidhet drejtpërdrejt me territorin, pronat dhe kompetencat e komunës.

Që nga themelimi i Komunës së Tuzit, çështja e ndarjes së qartë territoriale ka qenë një nga temat më të ndjeshme. Mungesa e një marrëveshjeje përfundimtare ka lënë hapësirë për dilema mbi administrimin e zonave të caktuara dhe mbi të ardhurat që i takojnë komunës.

Dërgimi i çështjes në arbitrazh nënkupton se një trup i pavarur do të vendosë për vijën ndarëse dhe aspektet pronësore.

Banorët e Malësisë presin që vendimi të bazohet në parime ligjore dhe në realitetin historik e demografik të zonës, duke garantuar që Komuna e Tuzit të mos dëmtohet territorialisht apo financiarisht.

Në mbledhjen e fundit të Komisionit për Përcaktimin e Kufijve, kryetari i trupit, Naim Gjokaj, tha se “pika e pëngesës” ka qenë Deponia. Procesi i përcaktimit të kufijve ka zgjatur shtatë vjet dhe është i ndarë në dy pjesë: territori dhe pasuria.

“Përfaqësuesit e Kryeqytetit kishin vërejtje mbi disa pika territoriale, më së shumti pranë Deponisë “Livade”, dhe propozuan që kjo pjesë t’i takojë Podgoricës. Ky propozim nuk u pranua nga Komuna e Tuzit, duke penguar marrëveshjen. Për këtë arsye, e gjithë çështja do t’i besohet komisionit të arbitrazhit. Nuk u diskutuan Korita dhe Shtëpit Rakiq, sepse pengesa kryesore ishte Deponia. Ndarja e pasurisë nuk u trajtua ende”, tha Gjokaj.

/MALESIA.ORG/

Tags: Komuna e TuzitMalësiaNaim GjokajPodgorica
Previous Post

Dyshime mbi sondazhin: A është reale që shumica e shqiptarëve ta shohin Malin e Zi si shtet amë?

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org