Aktiviteti tradicional “Karnevali Koret 2026” do të mbahet nga 14 deri më 17 shkurt, duke shënuar edicionin e 31-të me radhë të këtij manifestimi kulturor.
Sipas organizatorëve, aktivitetet do të zhvillohen në Sheshin Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Tuz, me një program të pasur që përfshin mbrëmje argëtuese, defile karnavalesh dhe aktivitete për fëmijë.
Programi nis më 14 shkurt me “Ballon në maska”, ndërsa më 15 shkurt do të organizohet karnavali për fëmijë me pjesëmarrjen e mbi 20 ekipeve nga shkolla të ndryshme. Më 16 shkurt është planifikuar “Nata e saragave dhe verës”, ndërsa më 17 shkurt mbahet mbrëmja finale me djegien e shtrigës dhe program muzikor.
Në defilenë përmbyllëse do të marrin pjesë grupe vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë përfaqësues nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, si dhe qytete bregdetare të Malit të Zi. Pas përfundimit të programit zyrtar, aktivitetet do të vazhdojnë me argëtim muzikor.
/MALESIA.ORG/


