• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 5 Shkurt, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Kamberi: Kongresi amerikan fut në agjendë diskriminimin ndaj shqiptarëve në Serbi

5 Shkurt, 2026
in Etnike/Rajoni/Bota
Kamberi: Kongresi amerikan fut në agjendë diskriminimin ndaj shqiptarëve në Serbi
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas dorëzimit zyrtar në Uashington të projektligjit amerikan H.R. 6411 – Presheva Valley Discrimination Assessment Act (Akti i Vlerësimit të Diskriminimit në Luginën e Preshevës), i cili synon vlerësimin e diskriminimit sistematik ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Kamberi ka bërë të ditur se projektligji i është dorëzuar personalisht nga kongresisti amerikan Keith Self, duke theksuar se për herë të parë çështja e diskriminimit ndaj shqiptarëve në Serbi po vendoset zyrtarisht në agjendën e Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Sipas tij, ky akt nuk është simbolik, por një instrument shtetëror amerikan që synon të vlerësojë, dokumentojë dhe ekspozojë praktika diskriminuese si pasivizimi administrativ, përjashtimi nga institucionet publike, shtypja e përdorimit të gjuhës shqipe, diskriminimi në arsim dhe margjinalizimi ekonomik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Për herë të parë, kjo padrejtësi nuk mbetet më në periferi të diplomacisë, por futet në zemrën e politikës amerikane, jo si protokoll, por si detyrim moral”, ka deklaruar Kamberi.

Ai ka falënderuar kongresistin Keith Self në emër të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke vlerësuar angazhimin e tij parimor për këtë çështje.

“Në një botë ku shumë heshtin nga interesi, kongresisti Keith zgjodhi të flasë nga parimi”, ka theksuar Kamberi.

Tags: Lugina e PreshevësShaip Kamberi
Previous Post

Arben Nikprelaj nga Tuzi i Malësisë, përforcimi më i ri i FC Ballkanit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org