• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Kulturë

Lahuta shpallet zyrtarisht pjesë e UNESCO-s – Trashëgimi shqiptare me mbrojtje urgjente

10 Dhjetor, 2025
in Kulturë, Headline
Lahuta shpallet zyrtarisht pjesë e UNESCO-s – Trashëgimi shqiptare me mbrojtje urgjente
Share on FacebookShare on Twitter

Lahuta është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente. Një nga thesaret më të çmuara të identitetit tonë kulturor, arti i të luajturit, të kënduarit dhe bërjes së lahutës, është tashmë pasuri botërore.

Arti i të kënduarit, të luajturit dhe bërja e lahutës përfaqësojnë një element thelbësore të identitetit në hapësirën shqiptare rurale të kultivuar ndër shekuj në krahinat veriore dhe përtej që nga Malësia e Madhe, Dukagjini, Malësia e Gjakovës, Rugova, Drenica, Plava dhe Gucia. Eposi i Kreshnikëve dhe balada të traditës shqiptare veriore, në duart e lahutarit kanë shprehur në shekuj virtytet e trimërisë, qëndresës, nderit, besës dhe mikpritjes.

Përfaqësues të UNESCO-s theksuan se lahuta përbën një traditë të rrallë epike, e cila transmeton historinë, mitologjinë dhe kujtesën kolektive të popullit shqiptar përmes këngëve heroike dhe rrëfimtarisë gojore. Ajo njihet si një instrument unik, me një tel dhe trup druri të punuar me dorë, i përdorur prej shekujsh në zonat veriore dhe veriperëndimore të Shqipërisë.

Ky status i ri pritet të sjellë mbështetje më të madhe për dokumentimin, ruajtjen dhe promovimin e kësaj tradite, si dhe për nxitjen e brezave të rinj që të mësojnë dhe të vazhdojnë artin e lahutës. Përfshirja në listën e mbrojtjes urgjente konsiderohet një arritje e madhe kombëtare, pasi synon të shmangë rrezikun e zhdukjes së një prej elementeve më të veçantë të trashëgimisë sonë shpirtërore.

 

/MALESIA.ORG/

Tags: UNESCOLahuta
Previous Post

U hap zyrtarisht rruga që lidh Hotin me Grudën – Investim i përbashkët i Komunës së Tuzit dhe mërgatës

Next Post

Camaj: Komuna e Tuzit duhet të ketë përfitime nga Deponia

Next Post
Camaj: Komuna e Tuzit duhet të ketë përfitime nga Deponia

Camaj: Komuna e Tuzit duhet të ketë përfitime nga Deponia

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org