Ka filluar procesi i legalizimit të kishës serbe e cila është vendosur ilegalisht në majën e Malit të Rumisë.
Kjo kishë, e ndërtuar nga llamarina (teneqe), u vendos në vitin 2005 nga Kisha Ortodokse Serbe me ndihmën e helikopterëve të ushtrisë.
Ky veprim atëkohë u konsiderua si provokim dhe dëshmi e përpjekjeve për falsifikim të historisë në llogari të politikave serbomëdha.
Megjithatë, Ministria e Malit të Zi për Planifikimin Hapësinor, Urbanizmin dhe Pronësinë Shtetërore ka miratuar tashmë propozimin e Mitropolisë së Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi për përfshirjen e këtij objekti në procedurat e legalizimit.
Deri në këtë moment, asnjë nga politikanët shqiptarë që janë pjesë e Qeverisë së Millojko Spajiqit nuk ka reaguar për këtë çështje.
/MALESIA.ORG/



