Sot në Kuvendin e Malit të Zi u mbajt Seanca e XIII e Parlamentit të Fëmijëve, e organizuar nga Qendra për të Drejtat e Fëmijëve të Malit të Zi me rastin e Ditës së Miratimit të Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve, në bashkëpunim me Kuvendin e Malit të Zi dhe UNICEF-in.
Nxënësit e Gjimnazit “25 Maj” në Tuz dhe të Shkollës Fillore “Mahmut Lekiq” morën pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm.
“Nga Parlamenti i nxënësve të gjimnazit “25 Maj” ishin të pranishëm Alvena Gorvokaj dhe Alexander Dedvukaj, të cilët e përfaqësuan me dinjitet të lartë shkollën tonë. Pjesëmarrësit u mirëpritën gjithashtu nga Nënkryetari i Kuvendit, z. Nikollë Camaj”, kumtuan nga Gjimnazi “25 Maj”.
Lidhur me këtë, nënkryetari i Kuvendit te Malit të Zi, Nikollë Camaj, lëshoi një status ku shkruan: “Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, të cilën e shënuam sot në Parlamentin e Malit të Zi, nxënësit nga shkollat tona më nderuan edhe me një vizitë në zyrën time.
Shpreh falënderimin tim të sinqertë për nxënësit, mësueset dhe drejtorin Luigj Dedvukaj, për bashkëpunimin dhe përkushtimin e treguar”, deklaroi Camaj.
Malesia.org




