• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Përurohen dronët ‘Made in Kosova’! ‘K1’ dhe ‘Skifteri’ me shpejtësi deri në 270km/h e 5000 metra lartësi

9 Nëntor, 2025
in Etnike/Rajoni/Bota, Headline
Përurohen dronët ‘Made in Kosova’! ‘K1’ dhe ‘Skifteri’ me shpejtësi deri në 270km/h e 5000 metra lartësi
Share on FacebookShare on Twitter

Në Kosovë është përuruar droni i parë luftarak i prodhuar vendshëm — “Skifteri”, vepër e kompanisë inovative “Future Minds Academy” nga Gjilani. Në ceremoninë e prezantimit mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili theksoi se Kosova po hyn në epokën e prodhimit vendor të teknologjisë mbrojtëse.

“Të ardhmen e industrisë së mbrojtjes dhe avancimit të dronëve luftarakë po e ndërtojmë edhe në Kosovë. Shteti ynë po shndërrohet në vend që prodhon,” – ka deklaruar Kurti, duke shtuar se në Gjilan vizitoi kompanitë “Future Minds Academy” dhe “MIGA SkyShield MAR”.

Droni “Skifteri” arrin lartësi deri në 5000 metra, ka hapësirë operuese prej 20 kilometrash dhe shpejtësi maksimale 270 km/h, ndërsa droni kamikaz “K1” fluturon deri në 2500 metra me shpejtësi 180 km/h.

Kurti theksoi se pas furnizimeve me dronët Bayraktar TB-2, Puma dhe Skydagger, Kosova do të vazhdojë investimet në siguri, mbrojtje dhe zhvillim të prodhimit vendor.

“Tash dronët luftarakë po i prodhojmë edhe vetë. Si qeveri, do të vazhdojmë ta mbështesim ngritjen e kapaciteteve dhe prodhimtarisë vendore në fushën e mbrojtjes,” – shtoi ai.

Edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, e cilësoi këtë zhvillim si një hap frymëzues që dëshmon potencialin e të rinjve gjilanas.

“Ky është shembull shumë frymëzues dhe dëshmon që të rinjtë gjilanas janë kreativë dhe me vizion të qartë,” – tha Hyseni pas përurimit të dronit “Skifteri”.

Prodhimi i dronëve “Made in Kosova” shënon një moment të rëndësishëm për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes dhe inovacionit teknologjik në Kosovë.

/MALESIA.ORG/

Tags: KosovaDroni SkifteriDroni K1Made in Kosova
Previous Post

Deçiqi fiton 1:0 kundër Jezeros

Next Post

Inicohet ndryshimi i ligjit për pakica në Mal të Zi

Next Post
Inicohet ndryshimi i ligjit për pakica në Mal të Zi

Inicohet ndryshimi i ligjit për pakica në Mal të Zi

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org