Në hotelin Mediteran në Budvë, Drejtoria për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve pakicë dhe komuniteteve të tjera kombëtare pakicë, në kuadër të Planit të Veprimit për vitin 2025 të Strategjisë së Politikës për Pakicat 2024–2028, organizoi tryezën e rrumbullakët me temën:
“Intoleranca, urrejtja etnike dhe të folurit e urrejtjes në hapësirën e internetit – rol i mediave digjitale”.
Në tryezën e rrumbullakët morën pjesë përfaqësues të organeve shtetërore, të vetëqeverisjeve lokale dhe të organizatave joqeveritare që merren me ruajtjen dhe avancimin e të drejtave të popujve pakicë dhe komuniteteve të tjera kombëtare pakicë.
Ligjërues mbi këtë temë ishte Goran Gjuroviq.
Drejtori i Drejtorisë për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve pakicë dhe komuniteteve të tjera kombëtare pakicë, mr. Arben Xhurreta, deklaroi se kjo tryezë e rrumbullakët përbën njërën nga shumë aktivitetet që realizohen në kuadër të Planit të Veprimit për vitin 2025, duke theksuar përpjekjet e vazhdueshme për përmirësimin e diskursit publik dhe forcimin e reagimit institucional ndaj sfidave që sjell mjedisi digjital bashkëkohor.
Në këtë drejtim, interneti dhe rrjetet sociale janë bërë mjete të fuqishme për informim, komunikim dhe lidhjen e komuniteteve të ndryshme, por njëkohësisht jemi dëshmitarë se ato janë shndërruar edhe në hapësira ku përhapen mosdurimi, stereotipet dhe gjuha e urrejtjes, veçanërisht ndaj anëtarëve të popujve pakicë dhe grupeve të tjera të cenueshme.
Në përputhje me Planin e Veprimit për vitin 2025 të Strategjisë së Politikës për Pakicat 2024–2028, u organizua kjo tryezë e rrumbullakët me qëllim që të mundësojë shkëmbimin e përvojave, shqyrtimin e sfidave dhe përcaktimin e përfundimeve konkrete që mund të kontribuojnë në krijimin e politikave publike më efikase dhe në ndërtimin e një shoqërie të bazuar në respektin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë të diversiteteve.
Drejtoria për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare




