• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 17 Nëntor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Ngritja e monumenteve të turpit në Mal të Zi

22 Tetor, 2025
in Opinione/Editoriale, Headline
Ngritja e monumenteve të turpit në Mal të Zi
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Xheladin Zeneli

Kohë më parë, Qeveria e Malit të Zi ka miratuar propozimin për ngritjen e monumentit të mitropolitit serb Amfillohije Radoviq (1938-2020). Kush ishte mitropoliti Amfillohije?
Për një kohë të gjatë ai ka qenë prijës i Kishës Ortodokse Serbe (KOS) në Mal të Zi dhe i njohur për qëndrimet e tij antishqiptare, përkrahës i fuqishëm i politikës serbomadhe dhe i ish-udhëheqësve të serbëve të Bosnjës – Radovan Karaxhiqit dhe Ratko Mlladiqit, të dy të shpallur kriminelë të luftës nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.
Me ardhjen e Sllobodan Millosheviqit në pushtet në Serbi, në vitin 1989, KOS-i ka qenë bartësi dhe motivuesi kryesor i politikës së tij luftënxitëse, e cila rezultoi me shpërbërjen e përgjakshme të Jugosllavisë gjatë viteve ‘90. Amfillohije e ka vizituar Karaxhiqin në burg, kur ai ishte i arrestuar para se ta dërgonin në Hagë. Kurse nënën e tij, pra të Karaxhiqit, ai e ka quajtur “nënë e heronjve epikë serbë”. Në vitin 2005, kur Karaxhiqi kërkohej nga Haga, ambasadori amerikan Riçard Hollbruk pati njoftuar publikun se atë e fsheh Kisha Ortodokse Serbe, ndërsa revista “Monitor” e Podgoricës shkruante atëherë se Karaxhiqin e fsheh mitropoliti Amfillohije.
Ai e ka pasur mik të ngushtë edhe kriminelin tjetër të njohur serb, Arkanin, dhe ai i ka ‘bekuar’ gupet e tij kriminale që kanë vrarë e masakruar mijëra njerëz në Bosnjë dhe në Kosovë.
Shqiptarët në Malin e Zi e njohin mirë mitropolitin Amfillohije Radoviq, i cili derisa ishte në krye të KOS-it në Mal te Zi (për rreth tri dekada) ka udhëhequr fushata agresive në tjetërsimin e objekteve dhe monumenteve të kulturës shqiptare. Ai, bashkë me përkrahësit e tij, shpeshherë edhe të armatosur, kohë pas kohe kanë zhvilluar të ashtuquajtura “ekspedita liturgjike” në vendbanimet shqiptare, përmes të cilave kanë tentuar të bëjnë uzurpimin dhe përvetësimin e monumenteve të historisë dhe të trashëgimisë sonë kombëtare, si p.sh. në qytetin e lashtë të Shasit, në malin e Rumisë, në Krajë, në Martinaj të Gucisë e gjetiu.

Monumentet e figurave historike shqiptare zëvendësohen me ato kriminale serbe
Në vazhdimësi të asaj çfarë u tha më lart, afër qytetit të Beranit në Mal të Zi ka pasur përpjekje për të ngritur një përmendore tjetër të turpit – atë të komandantit çetnik Pavle Gjurishiq (1909-1945). Të dhënat që tashmë janë publike tregojnë se si trupat e Gjurishiqit, në fillim të vitit 1945, vetëm brenda tre muajve, kanë vrarë dhe masakruar 10 000 burra, gra dhe fëmijë të popullsisë jo sllave (pra, boshnjakë dhe shqiptarë) në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Sanxhak.
Në ndërkohë, në gusht të këtij viti, në bazë të një vendimi të Ministrisë së Kulturës së Malit të Zi, pushteti lokal i Gucisë zbatoi urdhrin për heqjen e monumentit të heroit kombëtar shqiptar të kësaj zone, Isuf Kamer Çelaj, në fshatin Vuthaj. Isuf Çelaj është figurë e shquar e rezistencës shqiptare ndaj okupatorëve, i cili luftoi dhe dha jetën e tij në luftë kundër çetnikëve, siç ishte Pavle Gjurishiqi.
Vendimi për heqjen e monumentit të Isuf Çelajt është sulm i drejtpërdrejtë ndaj figurave historike të shqiptarëve, por edhe tentim i pushtetit për të nënvlerësuar dhe anashkaluar ata që ishin në anën e drejtë të historisë.
Mali i Zi, në vend që të distancohet njëherë e përgjithmonë nga figura të tilla, të cilat u kanë sjellë aq shumë vuajtje, dhunë e dhembje popujve josllavë të këtyre zonave, përmes ngritjes së këtyre monumenteve po ringjall fantazmat e një të kaluare shumë të hidhur dhe kriminale, posaçërisht për shqiptarët. Për këtë arsye, ato nuk mund të karakterizohen ndryshe, përveçse si monumente turpi.
Glorifikimi i kriminelëve të luftës apo i përkrahësve të tyre është një veprim i cili ka filluar dhe praktikohet në Serbi dhe tani këtë dukuri të shëmtuar po e ndjekë edhe Mali i Zi, çka tregon qartas se çfarë rruge kanë zgjedhur këto dy shtete të Ballkanit Perëndimor për të ardhmen e tyre?!

Subjektet politike shqiptare vazhdojnë të jenë pjesë e pushtetit?!
Pas gjithë kësaj, pyetja që nuk mund t’i shmangemi dot është se ku janë përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Malin e Zi?
Shqiptarët janë të përfaqësuar me numrin më të madh të tyre në pushtetin qendror si dhe mbajnë pozita të larta qeveritare si asnjëherë më parë. Janë mbushur dy vite që kur dy subjektet (koalicionet) politike shqiptare janë pjesë e pushtetit dhe gjatë këtyre dy viteve kanë ndodhur shumë ngjarje dhe veprime të inicuara nga ky pushtet, të cilat janë kundër interesave të shqiptarëve në këtë shtet. Ngritja e monumentit të çetnikut Gjurishiq dhe plani i ngritjes së monumentit të mitropolitit Amfillohije, si dhe heqja e munumentit të Isuf Çelajt janë vetëm disa nga të fundit.
Lidhur me këto ngjarje, vërtet që ka pasur reagime nga ana e subjekteve dhe e përfaqësuesve politikë të shqiptarëve në Malin e Zi, por reagimet (në formë të deklaratave) në vete janë për konsumin publik dhe si të tilla nuk kanë peshë dhe ndikim në ndryshimin pozitiv të këtyre veprimeve. Reagimet dhe deklaratat publike janë për organizatat joqeveritare, kurse subjektet politike shqiptare, në veçanti ato që janë pjesë e pushtetit, e kanë për detyrë dhe obligim që me veprime konkrete të ndikojnë në vendimmarrjen e atij pushteti, gjithmonë në favor të interesave shqiptare, që ata do të duheshin t’i përfaqësojnë. Mund të konstatohet se deri më tani subjektet politike shqiptare që janë pjesë e bashkëqeverisjes nuk kanë pasur sukses në ndikimin e atyre vendimeve dhe veprimeve të Qeverisë që kanë shkuar në dëm të shqiptarëve. Pasi që bashkëqeverisja do të thotë bashkëpërgjegjësi, atëherë subjektet politike shqiptare mbajnë përgjegjësinë e vet për çdo vendim të Qeverisë i cili nuk përkon me interesat e shqiptarëve në Malin e Zi.
Përkundër kësaj, ato (pra, dy koalicionet shqiptare) edhe më tutje vazhdojnë të jenë pjesë e një pushteti i cili në përbërjen e vet ka elemente të forta të kleronacionalizmit serb, me tendenca shoviniste, të cilët me veprimet e tyre e kanë dëmtuar dhe vazhdojnë ta dëmtojnë pozitën e shqiptarëve në Malin e Zi dhe që i kanë kontribuar degradimit të të drejtave të tyre kulturore e kombëtare.

Tags: Xheladin Zeneli
Previous Post

Kopshti “Nënë Tereza” feston 3-vjetorin

Next Post

Kurti: „Po përpiqemi të formojmë qeverinë, por duket se alternativa janë zgjedhjet“

Next Post
Kurti: „Po përpiqemi të formojmë qeverinë, por duket se alternativa janë zgjedhjet“

Kurti: „Po përpiqemi të formojmë qeverinë, por duket se alternativa janë zgjedhjet“

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org