Besa Nikaj është emëruar drejtoreshë e Qendrës Kulturore-Informative “Malësia” në Komunën e Tuzit.
Me profesion mësuese e ciklit klasor, Nikaj deri më tani ka punuar si këshilltare e pavarur për krijimtari artistike në Komunën e Tuzit.
Ndryshe, që nga viti 2019, ajo ka qenë anëtare e Kuvendit të Komunës së Tuzit si këshilltare e Lidhjes Demokratike Shqiptare (LDSH), ku aktualisht mban postin ushtruese e detyres së kryetares së degës LDSH-Malësi.
Malesia.org



