• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 3 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Salaj: Si po i ngritet monumenti metropolitit antishqiptar Amfilohije, para hundëve të përfaqësuesve politikë shqiptarë?!

3 Tetor, 2025
in Opinione/Editoriale, Headline
Salaj: Si po i ngritet monumenti metropolitit antishqiptar Amfilohije, para hundëve të përfaqësuesve politikë shqiptarë?!
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ali Salaj
Miratimi i propozimit për ngritjen e monumentit metropolitit serb Amfilohije, shpërfilli edhe njëherë Qeverinë e Malit të Zi, e veçanërisht përfaqësuesit politikë shqiptarë  në pushtet. Ky vendim u miratua para një jave, në një mbledhje elektronike,ku në mënyrën më skandaloze injorohet edhe ligji në fuqi, i cili përcakton se asnjë monument nuk mund të ngritet në harkun kohor prej 20 vitesh nga vdekja e personit. Ky veprim në fund na ndihmoi për të kuptuar se  të gjitha qeveritë malazeze që nga viti 2020 u themeluan nga Kisha Ortodokse Serbe dhe se roli i kishës në institucionet përkatëse vazhdon të jetë edhe sot vendimtare.

Mitropoliti Amfilohije Radoviq ishte projektuesi i ideologjisë serbomadhe, ku kriminelët u strehuan në kishën e tij, kurse ndaj pakicave në Malin e Zi shfaqte urrejtje të hapur dhe mallkime. Ai mishëronte stereotipet më negative të pikpamjeve serbe ndaj popujve fqinjë, që shpeshherë kishin edhe nuanca të thella  raciste.

Amfilohije kishte një urrejte të veçantë ndaj shqiptarëve, të cilën e bazonte në mitin dhe barbarinë serbe dhe që edhe sot mbeten shtyllat e doktrinës së Kishës Ortodokse Serbe. Ai vazhdimisht bënte përpjekje në përvetësimin e trashëgimisë kulturore dhe historike të shqiptarëve. Janë të njohura liturgjitë e tij në qytetin e lashtë të Shasit dhe te kisha e Shën Mërisë në Krajë, në gërmadhat ilire në Martinaj, ngritja e kishës prej llamarine në majën e Rumisë, rindërtimi i manastireve në goricat e liqenit të Shkodrës etj.Qëllimi i Kishës Ortodokse Serbe është të krijojë një hapësirë në të cilin ortodoksia do të jetë një element kyç i identitetit.

Përfaqësuesit shqiptarë në Qeverinë malazeze, të cilët pretendojnë se gjenden aty për të artikuluar vullnetin e zgjedhësve, jo që nuk u prononcuan për këtë çështje jetike, por heshtja e tyre vazhdon sikur asgjë nuk ka ndodhur. Ata në mbledhjen e para një viti e lëshuan mbledhjen e qeverisë dhe abstenuar, kurse sot heshtin, duke ia çjerrë përfundimisht maskën jo pushtetit por vetvetes.Standardet politike të përfaqësuesëve shqiptarë në këtë qeveri kanë ndryshuar dhe ato nuk janë në relacion me ngjarjet dhe lëvizjet aktuale politike në Malin e Zi.

Abstenimi dhe heshtja politike kërcënon seriozisht legjitimitetin e sistemit demokratik. Kur përfaqësuesit politikë të një komuniteti refuzojnë të votojnë, abstenojnë, heshtin  ose largohen nga mbledhja, ata hapin hapësirë ​​për manipulim dhe abuzim me pushtetin dhe kështu elitat politike humbasin çdo ndjenjë përgjegjësie. Me këto veprime të njëanshme, pa një ligjërim të qartë  imponues, përfaqësuesit shqiptarë po krijojnë një standard politik të veçantë që nuk është në koherencë me qëndrimet dhe kërkesat e vazhdueshme të elektoratit shqiptarë në Malin e Zi. Në këtë mënyrë ata rrezikojnë defaktorizimin e përgjithshëm të spektrit politik shqiptar, duke nënvlerësuar rolin e tyre në politikën malazeze.

Nëse vazhdojnë të qëndrojnë në Qeveri, nuk do të kenë të drejtën morale të kërkojnë votat në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale. Kjo do të ishte në kundërshtim me interesat e komunitetit që përfaqësojnë, sepse pjesëmarrja efektive nënkupton respektimin dhe zbatimin e të drejtave të njeriut dhe lirinë nga diskriminimi.Aktualisht, shqiptarët në Malin e Zi, çdo ditë e më shumë po e ndiejnë efektet e dëmshme të përfaqësimit të tyre në Qeveri.

Heshtja, abstenimi dhe qëndrimi i tyre në Qeveri me ato parti që kërkojnë revokimin e njohjes së Kosovës, mohimin e gjenocidit në Srebrenicë,  tërheqjen e Malit të Zi nga NATO-ja dhe heqjen e sanksioneve kundër Rusisë, do ti shndërrojë përfaqësuesit shqiptarë në aktorë politikë që e mbështetën “Botën serbe”, duke e njollosur popullatën shqiptare me një turp historik që do të përcillet brez pas brezi.

Tags: Ali Salaj
Previous Post

Fillon shpërndarja e Abetares Mbarëkombëtare për nxënësit shqiptarë në Mal të Zi

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org