Deçiqi arriti një fitore të madhe ndaj Sutjeskës sonte në “Besa Arena” në Tuz, duke fituar me rezultat 3:1.
Golat për ekipin nga Malësia i shënuan Trimron Selimi, Bozhoviq dhe Goluboviq. Ky ishte goli i parë i Selimit, futbollistit nga Kosova, që prej ardhjes së tij te Deçiqi.
Me këtë fitore, Deçiqi u barazua me pikë me Sutjeskën dhe të dyja ndajnë vendin e parë në renditje me nga 13 pikë, duke e bërë garën për titull edhe më interesante.
/MALESIA.ORG/