Shqipëria shënoi sot edhe një tjetër hap para në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, duke hapur edhe katër grupkapituj të tjerë.
Kryeministri Edi Rama dhe Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos mbajtën një konferencë për shtyp në Bruksel.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një konference për shtyp në Bruksel, deklaroi se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të procesit të integrimit evropian, ku vendi vetë zgjedh partnerët dhe aleatët e tij.
“Për herë të parë në histori, zgjedhim vetë me kë duam të martohemi,” – u shpreh Rama, duke iu referuar zgjedhjes së Shqipërisë për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe aleancave politike që e shoqërojnë këtë rrugëtim.
Ai theksoi se janë hapur katër kapituj të rinj negociues me BE-në, një hap i rëndësishëm që tregon progresin e bërë nga vendi në reformat e ndërmarra. Rama falënderoi partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen dhe vuri në dukje se opinioni publik në disa vende evropiane, si Danimarka, është ndër më mbështetësit për anëtarësimin e Shqipërisë.
Kryeministri shtoi se integrimi nuk është vetëm një proces teknik, por edhe një zgjedhje vlerash dhe sigurie, të cilat i bashkojnë shqiptarët me familjen evropiane.