Tuz, 4 gusht 2025 – KF Deçiqi e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri të kampionatit, duke mposhtur Mlladostin e Donja Goricës me rezultat 3:2 në stadiumin “Besa” në Tuz.
Takimi ishte i mbushur me ritëm dhe raste për shënim. Deçiqi e mbylli pjesën e parë me avantazh 2:0 falë golave të Ilir Camaj dhe Radusinoviq.
Në pjesën e dytë, Mlladosti ngushtoi rezultatin, por Radusinoviq shënoi sërish për 3:1, duke siguruar tri pikët e para për skuadrën nga Malësia. Mysafirët arritën të shënojnë edhe një herë, duke e mbyllur ndeshjen me rezultat 3:2.
Me këtë fitore në javën e parë, Deçiqi jep sinjalet e para të ambicieve për këtë sezon.
/MALESIA.ORG/