Në Podgoricë u mbajt një takim ndërmjet liderëve të partive serbe në Mal të Zi — Andrija Mandiq (Nova srpska demokratija), Milan Knezheviq (Demokratska narodna partija) dhe Vladimir Jokoviq (Socijalisticka narodna partija) — me kryetarin e Forumit Shqiptar, Nik Gjeloshaj, si dhe nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj.
Nga partitë shqptare nuk morën pjesë përfaqësues nga Forca, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Partia Demokratike e LDnëMZ.
Në njoftim thuhet se, pavarësisht qëndrimeve të ndryshme mbi disa çështje rajonale, u theksua se orientimi i përbashkët strategjik drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian mbetet i palëkundur dhe përfaqëson një avantazh të madh për të gjithë rajonin. Gjatë takimit është shprehur gatishmëria për dialog të hapur dhe konstruktiv, me përkushtim të përbashkët ndaj rrugës evropiane të Malit të Zi, si qëllimi kryesor që bashkon të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë kombëtare apo politike.
Gjithashtu, është nënvizuar se serbët dhe shqiptarët në Mal të Zi kanë një traditë të gjatë bashkëjetese paqësore, respekti të ndërsjellë dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore. “Edhe në kohët më të vështira, serbët dhe shqiptarët nuk janë përplasur në Mal të Zi, por kanë ruajtur komunikimin dhe dialogun, duke treguar ndjeshmëri dhe tolerancë që duhet të jenë shembull për të gjitha popujt e rajonit”, thuhet në komunikatë.
/MALESIA.ORG/