• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 11 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Gjelaj: Mbyllja e të vetmes barnatore shtetërore në tuz është e papranueshme, rrezikohet shëndeti i mijëra qytetarëve

8 Korrik, 2025
in Lajme, Headline
Gjelaj: Mbyllja e të vetmes barnatore shtetërore në tuz është e papranueshme, rrezikohet shëndeti i mijëra qytetarëve
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve se vetmja barnatore shtetërore në Tuz mund të mbyllet deri në fund të javës, duke e cilësuar këtë veprim si të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm për shëndetin publik.

“Ky është një veprim i papranueshëm ndaj interesit publik dhe shëndetit të qytetarëve tanë. Interesat private nuk mund të vendosen mbi të drejtën themelore për kujdes shëndetësor”, theksoi Gjelaj në një deklaratë për media.

Ai paralajmëroi se mbyllja e barnatores, e cila për vite me radhë ka ofruar barna esenciale, përfshirë terapi për sëmundje të rënda dhe të rralla, dhe pa ofruar një zgjidhje alternative, vë në rrezik shëndetin e mijëra qytetarëve, sidomos në kulmin e sezonit veror.

Kryetari i Komunës i bëri thirrje kompanisë “MK Nova Invest” që të tregojë minimumin e përgjegjësisë shoqërore dhe të ndalojë procesin e zhvendosjes, të paktën derisa të gjendet një hapësirë adekuate ose të arrihet një marrëveshje për blerjen e objektit ekzistues.

“Nëse kjo nuk ndodh, do të jetë e qartë se interesi për fitim është vendosur mbi jetën e njeriut, gjë që qytetarët e Tuzit do ta dinë të vlerësojnë”, deklaroi Gjelaj.

Ai gjithashtu u bëri thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtorisë së “Montefarm”-it që të veprojnë menjëherë, pa humbur kohë, dhe të gjejnë një zgjidhje të përhershme për të parandaluar mbylljen e kësaj barnatoreje jetike për qytetin.

Previous Post

Ditë sportive dhe argëtuese në Tërgajë, pranë bukurive të Cemit

Next Post

Gjelaj: Jo ndërtimit të deponisë sanitare në parcelat që ndodhen ekskluzivisht në territorin e Komunës së Tuzit

Next Post
Gjelaj: Jo ndërtimit të deponisë sanitare në parcelat që ndodhen ekskluzivisht në territorin e Komunës së Tuzit

Gjelaj: Jo ndërtimit të deponisë sanitare në parcelat që ndodhen ekskluzivisht në territorin e Komunës së Tuzit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org