• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 23 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

581 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, zbulohet shtatorja e re e Skënderbeut

2 Mars, 2025
in Etnike/Rajoni/Bota, Headline
581 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, zbulohet shtatorja e re e Skënderbeut
Share on FacebookShare on Twitter


Me rastin e Besëlidhjes së Lezhës sot është zbuluar shtatorja e re e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu përballë vendvarrimit të tij në Lezhë.

Sot festohet momenti historik ku shqiptarët para 581 viteve ranë në një mendje. Të pranishëm në ceremoni ishin Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kreu I BDI-së në Maqedoninë e e Veriut, Ali Ahmeti.

“Sot pas më shumë se 5 shekujsh, historia na mëson se uniteti kombëtar nuk është thjesht një koncept i së kaluarës, por një domosdomshmëri për të tashmen dhe të ardhmen tonë. Ashtu si në vitin 1444, edhe sot na nevojitet një qasje e përbashkët, një vizion afatgjatë dhe një vullnet i palëkundur për ta forcuar rolin e shqiptarëve në rajon dhe në botë”, tha Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Le të na shërbejë edhe Lezha edhe Kruja. Kruja për rezistencë, Lezha për bashkim dhe unitet dhe për diplomaci. Skëndërbeu nuk ka qenë vetëm i shpatës por dhe i politikës, i diplomacisë nga më të avancuarit e kohës”, shtoi Ali Ahmeti, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në opozitë.

Besëlidhja e Lezhës u mbajt më 2 mars 1444, në katedralen e Shën Nikollës në Lezhë.

Qëllimet e kuvendit ishin bashkimi i sa më shumë fisnikëve e principatave nga tokat që më parë në botën krishtere ishin të njohura si toka të Perandorisë së Bizantit, si dhe rimëkëmbja e Mbretërisë së Arbrit.

Kjo besëlidhje mori disa vendime. Vendimet e kuvendit ishin krijimi i një Besëlidhje Arbërore në krye me Skënderbeun, formimi i një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm dhe krijimi i një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës.


 

Previous Post

“Koha javore”, tradita dhe sfidat pas gati një çerekshekulli

Next Post

Vendoset gurëthemeli i objektit të ri të TV Boin

Next Post
Vendoset gurëthemeli i objektit të ri të TV Boin

Vendoset gurëthemeli i objektit të ri të TV Boin

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org