• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 16 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Kulturë

Doli nga shtypi numri 23 i revistës “Lemba”

10 Janar, 2025
in Kulturë, Headline
Doli nga shtypi numri 23 i revistës “Lemba”

Screenshot

Share on FacebookShare on Twitter

Këto ditë ka dalë nga shtypi numri 23 i revistës për shkencë, kulturë dhe art “Lemba”, e cila botohet nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”.

Ky numër është i pasur me artikuj shkencorë dhe materiale të tjera nga fusha të ndryshme të dijes.

Kështu në rubrikën “Studime” janë botuar artikujt “Peizazhi kulturor i trevës së Krajës” i Korab Krajës, “Veprimtaria e Dedë Gjo’ Lulit nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit deri te shpallja e Pavarësisë” i Mark Junçajt dhe “Ura mbi Bunë dhe rëndësia e saj për lidhjen e Ulqinit me Shkodrën” i Hajrudin S. Mujës.

Në rubrikën “Diaspora”, Sabina Osmanoviqi sjell artikullin “Diaspora shqiptare nga Mali i Zi si forcë ekonomike dhe politike”, ndërsa në rubrikën “Përvjetor” Ismet Kallaba artikullin “Revista ‘Fati’, pioniere e shtypit të pavarur shqiptar në Malin e Zi”.

Në rubrikën “Vështrim” është botuar artikulli i Gjekë Gjonajt “Kulla 200-vjeçare e Sokol Dedës Curanaj ruan vlera etnografike, historike dhe arkitekturore”.

Lexuesit mund të lexojnë intervistën me shkrimtarin Andrej Nikolaidis me titull “Kultura shqiptare nuk është e huaj për mua”, ndërsa në rubrikën “Kritikë letrare” janë botuar recensionet e Dragana Erjavshek “Një roman i domosdoshëm në gjuhën malazeze (Parathënie për romanin e Mehmet Krajës ‘Im atë donte Adolfin’)” dhe Vlora Ademit “Një roman provokues dhe filozofik” mbi romanin e Primo Shllakut “Pesha e padurueshme e pafajësisë”.

Në rubrikën “Folkloristikë”, në artikullin “Dy libra me vlerë në pasurinë folklorike shqiptare”

studiuesi Agron Xhagolli bën një vështrim për librat “Balada popullore të shqiptarëve në Malin e Zi” (Përmbledhje) I dhe “Baladat popullore te shqiptarët në Malin e Zi” (Studim monografik) II të Ismail Dodës.

Ky numër mbyllet me “Botimet e reja të ‘Art Club’-it”, ku janë prezantuar shkurtimisht librat që janë botuar nga kjo shoqatë në periudhën kohore ndërmjet dy numrave të revistës “Lemba”.

Botimin e këtij numri e ka mbështetur Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave.

Ulqin, më 10 janar 2025

Previous Post

Lekë Dedvukaj-Këngë për Kolë Nokën Vulaj

Next Post

Gjeloshaj i pakënaqur me Qeverinë

Next Post
Gjeloshaj i pakënaqur me Qeverinë

Gjeloshaj i pakënaqur me Qeverinë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org