• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 23 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Tryezë e rrumbullakët në Ulqin: “Sfidat në zbatimin e ligjit për qasje të lirë në informacion”

24 Dhjetor, 2024
in Lajme, Headline
Tryezë e rrumbullakët në Ulqin: “Sfidat në zbatimin e ligjit për qasje të lirë në informacion”
Share on FacebookShare on Twitter

Më 23 dhjetor 2024, në Ulqin u mbajt tryeza e rrumbullakët me temë “Sfidat në zbatimin e Ligjit për Qasje të Lirë në Informacion”. Ky aktivitet mblodhi së bashku përfaqësues të Ministrisë për Të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, autoriteteve vendore nga Ulqini dhe Tuzi, institucioneve publike, mediave në gjuhën shqipe dhe aktivistëve të shoqërisë civile, duke krijuar një platformë efektivedialogu dhe shkëmbimi idesh.

Synimi i aktivitetit ishte nxitja e debatit mbi përfitimet dhe sfidat në zbatimin e Ligjit për Qasje të Lirë në Informacion, me fokus të veçantë në balancimin midis transparencës dhe mbrojtjes së të dhënave personale. Diskutimet shërbyen gjithashtu si një mundësi për përvetësimin e njohurive të reja dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet aktorëve të ndryshëm.

Në hapjen e takimit, Drejtori i Përgjithshëm për Çështjet e Pakicave Nacionale në Ministrinë për Të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave z. Arben Xhurreta theksoi: “Diskutimet e sotme, të përqendruara te balancimi i së drejtës për lirinë e shprehjes dhe mbrojtjen e privatësisë, kanë një rëndësi të veçantë për Ministrinë tonë. Në një realitet ku teknologjia zhvillohet me një ritëm të shpejtë, ruajtja e ekuilibrit midis transparencës dhe respektimit të të dhënave personale mbetet një sfidë e përhershme”.

Pjesëmarrësit e këtij takimi u përshëndetën gjithashtu nga nënkryetari i Komunës së Ulqinit, z. Beqir Sellaj, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit midis pushtetit vendor dhe shoqërisëcivile në avancimin e këtyre çështjeve.

Një nga pikat kryesore të takimit ishte prezantimi nga z. MuhamedGjokaj, ekspert në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe qasjes në informacion. Ai ndau praktikat ndërkombëtare dhe diskutoi sfidat e zbatimit të këtyre standardeve në kontekstin e Malit të Zi.

Në këtë tryezë u sollën edhe përvojat nga administratat lokale lidhur me kërkesat për qasje të lirë në informacion dhe procesin e administrimit të tyre. Zyrtari Kristjan Gjokaj nga Komuna e Tuzit ndau përvojat e administratës lokale në trajtimin e kërkesave për qasje të lirë në informacion, duke prezantuar në mënyrë të detajuar numrin dhe llojet e kërkesave që i vijnë kësaj qeverisje vendore nga subjekte të ndryshme.

Ndërkohë, zyrtarja Haxhere Jahja nga Komuna e Ulqinit prezantoi sfidat e kësaj administrate lokale, duke u ndalur tek rëndësia e koordinimi midis institucioneve, përditësimit tërregulloreve në përputhje me ndryshimet ligjore si dhe nevojën për trajnime të specializuara për stafin e Administratës.

Ky takim theksoi rëndësinë e dialogut të hapur dhe të bashkëpunimit ndërsektorial për të garantuar një zbatim më të mirë të Ligjit për Qasje të Lirë në Informacion, duke adresuar sfidat ekzistuese dhe duke promovuar rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në institucionet publike.

Aktiviteti ishte pjesë e projektit “Sfidat e raportimit mediatik në gjuhën shqipe”, të cilin OJQ Horizonti i Ri e realizon në partneritet me organizatën Eduko Plus nga Tivari. Projekti mbështetet nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, në kuadër të konkursit publik për financimin e projekteve që promovojnë të drejtat e pakicave kombëtare për vitin 2024.

Horizonti i Ri

Previous Post

Mbahet mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Kosovës dhe Shqipërisë

Next Post

Urime festën e Krishtlindjes!

Next Post
Urime festën e Krishtlindjes!

Urime festën e Krishtlindjes!

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org