• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 12 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Mali i Zi, ekspertët: Ndërhyrjet nga jashtë po vonojnë formimin e qeverisë së re 

3 Shtator, 2023
in Lajme, Headline
Mali i Zi, ekspertët: Ndërhyrjet nga jashtë po vonojnë formimin e qeverisë së re 
Share on FacebookShare on Twitter


Vonesat e dukshme në formimin e qeverisë së re në Malin e Zi e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, po shkaktojnë reagime të shumta në vend.

Analisti i njohur malazez, Velija Muriç, i tha “Zërit të Amerikës” se ndërhyrjet nga jashtë po ndikojnë në formimin e shpejtë të qeverisë.

Zoti Muriç akuzon Beogradin zyrtar se po përpiqet të fusë në qeverinë e re malazeze partitë pro-serbe dhe pro-ruse.

Edhe pse Bashkimi Europian u ka bërë thirrje partive politike në Malin e Zi që të formojnë sa më shpejt qeverinë e re me synimin për të përshpejtuar reformat e duhura drejt BE-së, analisti i njohur malazez, Velija Muriç vlerëson se ndërhyrjet nga jashtë po e vështirësojnë formimin e shpejtë të qeverisë.

“Aktualisht kemi një ndikim të fuqishëm të Beogradit zyrtar që po pengon formimin e qeverisë së re. Kjo trysni ka krijuar një situatë të papajtueshme në politikën malazeze. Ndërsa Beogradi këmbëngul që partia pro-serbe dhe pro-ruse, ish-Fronti Demokratik të përfshihet në qeveri, mandatari Milojko Spajiç e ka hedhur poshtë mundësinë e hyrjes së tyre”, thotë zoti Muriç.

Zoti Muriç po ashtu tha se “sulmet nga Beogradi do të jenë edhe më të fuqishme në vazhdën e bisedimeve për qeverinë, siç ishte rasti i para disa ditëve ku ithtarët e partive pro-serbe dhe pro-ruse protestuan në disa qytete të Malit të Zit, nxitur edhe Kisha Ortodokse Serbe”.

Më 11 qershor në Mal të Zi u mbajtën zgjedhjet parlamentare, të cilat u vlerësuan si të lira dhe pa ndonjë parregullsi të theksuar nga vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë. Lëvizja Europa Tani, e formuar vitin e kaluar, fitoi numrin më të madh të votave, 24 vende në parlament, ndjekur nga koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve, të ish-Presidentit malazez Milo Gjukanoviç, partia e të cilit mbajti pushtetin për 30 vjet në Malin e Zi.

Mali i Zi konsiderohej si një vend që udhëhiqte procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, në rajon dhe ka hapur të gjithë kapitujt në negociatat për anëtarësim. Megjithatë si pasojë e krizës politike dhe institucionale, nuk ka pasur asnjë konferencë ndërqeveritare që nga dhjetori 2021, për shkak të progresit të pamjaftueshëm në reformat e nevojshme për procesin e anëtarësimit. /VOA/

 

 


 

Previous Post

Konflikti mes Presidentit të Malit të Zi dhe Mandatarit për pjesëmarrjen e forcave proruse në qeverinë e ardhshme

Next Post

Abazoviq , zyrtarët e Evropa Tani po shpikin gënjeshtra

Next Post
Abazoviq , zyrtarët e Evropa Tani po shpikin gënjeshtra

Abazoviq , zyrtarët e Evropa Tani po shpikin gënjeshtra

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org