• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 14 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Zhaklina Peto, emërohet Ambasadore e Shqipërisë në Malin e Zi

10 Korrik, 2023
in Etnike/Rajoni/Bota, Headline
Zhaklina Peto, emërohet Ambasadore e Shqipërisë në Malin e Zi
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj emëroi Zhaklina Peto, Ambasadore të Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi, rezident.

Zhaklina Peto, ka prezantuar  para Komisionit të Kuvendit për Politikën e Jashtme, platformën e saj për këtë post.

Gjatë prezantimit të saj Peto foli për Open Ballkan, për të cilin tha se është një ogur i mirë dhe se shpreson që shumë shpejt të jetë i realizueshëm. Ndër të tjera ajo tha se mes Shqipërisë dhe Malit të Zi ka një vizion të përbashkët që është rruga drejt BE-së.

“Kandidatja për ambasadore në Malin e Zi, Zhaklina Peto gjatë prezantimit të platfromës së saj në seancën dëgjimore në Komisionin e Jashtme vuri theksin tek nisma e Open Balkan. Sipas Petos nisma është një ogur shumë i mirë dhe se shpreson që shumë shpejt të jetë i realizueshëm.

Ndihem e vlerësuar për besimin që më jepet përmes kësaj kandidature. Kjo më jep motivim të plotë për ta përmbushur detyrën e si Ambasadore të Malit të Zi, për një përfaqësim sa më dinjitoze, për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe. Kjo edhe në këndvështrimin rajonal. Kam përfunduar studimet në drejtësi në 1995’, në 1996 nisa pedagoge, sot kam gradën profesor doktor.

Vizioni im për marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe objektivat që I konsideroj të rëndësishme. Sdua t’ju lë pa përmendur, që puna që unë do kryej do të mbështetet në etikë profesionale, morale, transparenca, ruajtja e informacionit dhe të tjera me radhë. Veprimtaria ime si ambasadore, do të më lejoj që të angazhohem totalisht për të realizuar objektivat që marrin në konsideratë aktualitetin politik dhe çfarë do të vi në të ardhmen. Dua të evidentoi se këto marrëdhënie zhvillohen në klimë shumë të mirë. Fakt për mua ky si ambasadore më krijon kushte të favorshme për forcuar marrëdhëniet dy palëshe mes dy vendeve.  Mes vendeve tona nuk ka një çështje të hapur, por përkundër kësaj, ka një vizion të njëjtë në integrimin në BE. Do vlerësoja shumë qëndrimin e Malit të zi me Kosovën, duke njohur pavarësinë e saj, duke mbështetur kështu Kosovën në kontekstin rajonal. Një tjetër aspekt pozitivë janë dhe mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive. Kjo është një risi mjaft inovative, mjaft efektive për fuqizimin dy palësh të zhvillimit të vendeve tona. Kjo për faktin se marrëdhënie në fushën ekonomike, edukimit, janë firmosur e një pjesë edhe janë realizuar. Unë do përqendrohesha në zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara dhe shtimin e tyre në të ardhmen. Implementimi i diplomacisë parlamentare për ti shërbyer sa më mirë interesit të përbashkët për të përcjell sa më mirë zërin e qytetarëve. Bashkëpunimi mes komisioneve parlamentare, do ishte një alternativë plotësuese e diplomacisë.

Mali I zi aspiron për integrimin në BE, Mali i Zi ka çelur kapituj, ne jemi në fazën screening dhe eksperienca malaeleze mund të na vijë në ndihmë. Ruajtja dhe vijimi i mëtejshëm I bashkëpunimit në nivel politikë, do jetë parësore. Nisma Open Balkan një ougur shumë i mirë dhe shpresoj që shumë shpejt të jetë i realizueshëm”, tha Peto.

Malesia.org

Previous Post

Nënshkruhet marrëveshja për digjitalizimin e gjuhës shqipe në Malin e Zi

Next Post

Gjeloshaj: Prioritet mbyllja e bastoreve dhe kazinove

Next Post
Gjeloshaj: Qeveria e Malit të Zi nuk e gëzon mbështetjen e pakicave

Gjeloshaj: Prioritet mbyllja e bastoreve dhe kazinove

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org