• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 13 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Zgjedhjet Lokale: PS po fiton të paktën në 50 nga 61 bashki

15 Maj, 2023
in Etnike/Rajoni/Bota, Headline
Zgjedhjet Lokale: PS po fiton të paktën në 50 nga 61 bashki
Share on FacebookShare on Twitter


Rezultatet paraprake në Lokalet 2023, që u zhvilluan në Shqipëri të dielën nxjerrin në avantazh Partinë Socialiste (PS) në 56 bashki ose në 86.8% të, 61 bashkive që ka gjithsej vendi. Në votime pati pjesëmarrje të ulët.

Partia Socialiste, një forcë politike në mandatin e saj të tretë qeverisës, është shpallur fituese në tre bashki në Shqipëri – Elbasan, Kamëz dhe Vorë-ku rezultati u shpall me shpejtësi në sajë të numërimit elektronik. Në bashkine e Kamzës që ka qënë bastion i PD , fitorja e PS rezulton të jetë e thellë. Nga numërimi i votave deri në orën 8.00 të mëngjesit të sotëm,  (15.05) kandidati i PS ka marrë 10 mijë vota më shumë se kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”. Ky koalicion është në avantazh në 8 bashki.

Partia e Minoritetit Grek pët Ardhmërinë, e njohur me iniciale MEGA, është në avantazh në bashkinë e Finiqit.

Në Himarë është në avantazh Fredi Bejleri, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” dhe përfaqësues i minoritetit grek, për të cilin votuesit dhanë votën në mungesën e tij fizike, pasi një ditë para zgjedhjeve, të shtunën, (13.05), Gjykata e Vlorës mori për atë masën arrest me burg nën akuzën për shit-blerje votash.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, në të cilin bëjnë pjesë fraksioni i PD i drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Partia e Lirisë, e drejtuar nga ish-presidenti Ilir Meta është në avantazh në 8 bashki, kryesisht në veri të vendit, të cilat përbëjnë 13,2 të numrit total prej 61 bashkish që ka Shqipëria.

Kryeministri Rama, njëkohësisht dhe kryetar i PS, është shprehur optimist, në një postim në median sociale, për një fitore të thellë të forcës së tij politike, të paktën në 50 nga 61 bashkitë ku u zhvillua gara.

Ish-kryeministri Berisha paralajmëron mosnjohje të rezultatit

Fjala është për bashkitë e Elbasanit, Kamzës dhe Vorës, ku rezultati përfundimtar i shpallur elektronikisht mbrëmë nxorri fituese PS. “Të dhëna të besueshme dëshmojnë se Kamza është manipulim dixhital monstruoz, që e nxjerr sot PS 10 mijë vota para koalicionit ”Bashkë Fitojmë. Ky është absolutisht një rezultat i gatuar në mënyrë dixhitale që hidhet poshtë me vendosmërinë më të madhe. Problemi dixhital është totalisht në diskutim dhe dyshim të plotë. Kemi indicie të tjera, sipas të cilave, sistemi është vendosur në kontrolle të dyfishta, që janë për t’u verifikuar”, deklaroi Berisha pas shpalljes së rezultatit.

Ai akuzoi kryeministrin Rama për “blerje masive të votës”, dhe përdorimin “e bandave kriminale që kanë kërcënuar qytetarët”. Sipas Berishës ndaj kandidatit për kryetar bashkie në Lezhë, Salvator Kaçaj, ka patur tentativë për atentat nga rivali i tij socialist, Pjerin Ndreu. Ky i fundit i ka quajtur “trillime” akuzat e Berishës.

Previous Post

Angjella Berishaj merr medalje të artë në Sarajevë

Next Post

Publikohet kënga e re nga Lekë Dedvukaj

Next Post
Publikohet kënga e re nga Lekë Dedvukaj

Publikohet kënga e re nga Lekë Dedvukaj

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org