• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 12 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Të Ndryshme

Fuqizimi i të rinjve për procesin e vendimmarrjes

5 Maj, 2023
in Të Ndryshme, Headline
Fuqizimi i të rinjve për procesin e vendimmarrjes
Share on FacebookShare on Twitter

Pjesëmarrja qytetare në procesin e vendimmarrjes është një sfidë serioze edhe për demokracitë shumë më të vjetra dhe më me përvojë. Një ndër sfidat e demokracisë është natyra komplekse e pjesëmarrjes qytetare, në kuptimin që ky është një proces i dyanshëm. Suksesi i pjesëmarrjes varet njëlloj nga qytetarët dhe përfaqësuesit e pushtetit. Për të siguruar një pjesëmarrje më të madhe, është e nevojshme të motivohen qytetarët që të përfshihen në proceset vendimmarrëse, por është po aq e nevojshme që të motivohen institucionet për të përfshirë qytetarët, sidomos të rinjtë.


Projekti “Vendimmarrje me të rinjtë”, ka për qëllim pikërisht edukimin e të rinjve nga Ulqini për mundësitë e pjesëmarrjes në procesin e vendimmarrjes në komunitetin lokal. Në hapësirat e Këndit për të Rinj, në Bibliotekën e Qytetit, aktivistët rinorë do të ndjekin një program të veçantë të edukimit joformal, përmes të cilit do të mësojnë për mënyrën e ndërmarrjes së iniciativave rinore në komunitetin lokal, më pas do të njihen me konceptin dhe mënyrën e funksionimit të organeve të qeverisjes vendore dhe shtetërore.

 

Në sesionin e parë të këtij cikli, mysafiri ligjërues z. Sabri Salaj– specialist i shkencave politike, për vijuesit e programit trajtoi çështje të cilat lidhen ngushtë me sistemin e vetëqeverisjeslokale. Gjatë kësaj ligjërate u diskutua për procesin e vendimmarrjes, mënyrën e funksionimit të Parlamentit Lokal, kompetencat dhe fushëveprimin  e Kuvendit, mënyrën e organizimit të zgjedhjeve, rëndësinë e votës së qytetarit, etj. Një vend të veçantë në këtë diskutim me të rinjtë zuri edhe roli i këshilltarit në kuvend gjatë një mandati zgjedhor. 

Në pjesën e dytë të sesionit, të rinjtë përmes një ushtrimi praktik patën mundësinë të vihen në rolin e këshilltareve të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, të paraqesin propozimet e tyre përproblemet e ndryshme në komunitet dhe të demonstrojnë si rrjedh procesi i vendimmarrjes pas një debati parlamentar.


Garantimi i mirëqeverisjes lidhet drejtpërdrejt me pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje në të gjitha nivelet, në bazë të një konsensusi të gjerë shoqëror dhe politik në mbështetje të qeverisjes me pjesëmarrje dhe llogaridhënies. Në thelb, qëndrueshmëria e çdo shoqërie demokratike mbështetet në krijimtarinë, dinamizmin, angazhimin shoqëror dhe kompetencat e të rinjve të saj. 

Ky projekt realizohet në kuadër të programit “OJQ-të në Mal të Zi – nga shërbimet bazë deri te formimi i politikave – M’BASE” i zbatuar nga Qendra për Edukim Qytetar (CGO), Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Zogjve (CZIP) dhe rrjeti Politikon. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi. Përmbajtja e këtij shkrimi është përgjegjësi e vetme e OJQ Horizonti i Ri dhe nuk pasqyron detyrimisht pikëpamjet e donatorit.

 

Previous Post

Admir Biorac, emërohet u.d. i drejtorit të Komunales

Next Post

Nik Gjeloshaj, rizgjedhet kryetar i Alternativës Shqiptare

Next Post
Nik Gjeloshaj, rizgjedhet kryetar i Alternativës Shqiptare

Nik Gjeloshaj, rizgjedhet kryetar i Alternativës Shqiptare

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org