• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 15 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Forumi Shqiptar: Qytetarët të vendosin vetë për cilin kandidat të votojnë

15 Mars, 2023
in Lajme, Headline
Forumi Shqiptar: Qytetarët të vendosin vetë për cilin kandidat të votojnë
Share on FacebookShare on Twitter


Forumi Shqiptar ka ftuar sot të gjithë votuesit dhe simpatizantët e tij të shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetare dhe të votojnë në zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen më 19 mars.

Megjithatë, ata nuk kanë ftuar të mbështetet një kandidat i caktuar, por ftojnë qytetarët të vendosin vetë për cilin kandidat të votojnë.

Edhe pse nga Forumi Shqiptar zyrtarisht nuk kanë mbështetur një kandidat të caktuar, nga shtatë kandidatët të cilët janë në garë presidenciale, ata në Tuz pritën vetëm dy kandidatë, gjegjësisht, Alleksa Beçiqin dhe Jakov Millatoviq.

Lexo kumtesën e plotë të Forumit Shqiptar (ASh-LDSh-UNSh)

Forumi shqiptar fton të gjithë votuesit dhe simpatizantët e tij të shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetare dhe të votojnë në zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen më 19 mars.

Ne besojmë se nuk duhet t’u themi votuesve tanë se kë të mbështesin.

Ne besojmë në pjekurinë e tyre politike dhe përgjegjësinë për të vlerësuar opsionin më të mirë nga një përzgjedhje e vogël kandidatësh.

Shqiptarët në Mal të Zi dhanë një kontribut të madh në të gjitha proceset demokratike të zhvillimit të Malit të Zi.
Duke votuar dhe mbështetur bindshëm partitë shqiptare, ne shprehëm qëndrimin se shqiptarët përfaqësohen vetëm përmes partive nacionale.

Ne besojmë se edhe në zgjedhjet presidenciale, pa presion dhe tutorë se si të veprojnë, ata do të mund të vendosin vetë.

Ndërsa, Forumi shqiptar do të vazhdojë të përfaqësojë shqiptarët në Mal të Zi dhe do të bashkëpunojë në mënyrë të përhershme me strukturat politike partnere të BE-së, SHBA-së, aleancës së NATO-s, si dhe për marrëdhënie të mira me Shqipërinë dhe Kosovën, dhe në radhë të parë me partitë që promovojnë rrugën properëndimore të Malit të Zi.

Forumi shqiptar

 

/MALESIA.ORG/

 

 


 

Previous Post

Camaj pret që Nimanbegu të ia lëshojë mandatin e deputetit, sipas marreveshjes

Next Post

Gjukanoviq shpërndanë Parlamentin e Malit të Zi

Next Post
Gjukanoviq shpërndanë Parlamentin e Malit të Zi

Gjukanoviq shpërndanë Parlamentin e Malit të Zi

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org