• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 12 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Mbi 5 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

7 Shkurt, 2023
in Etnike/Rajoni/Bota, Headline
Mbi 5 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri
Share on FacebookShare on Twitter


Ekipet e shpëtimit në Turqi dhe Siri po vazhdojnë përpjekjet të martën për të gjetur të mbijetuarit nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti i së hënës, që la pas vetes mbi 5 mijë të vdekur dhe mijëra të plagosur.

Vende të shumta kanë dërguar ekipe për të ndihmuar përpjekjet e shpëtimit. Agjencia turke e menaxhimit të fatkeqësive tha se mbi se 24 mijë e 400 persona ndodhen në terren, një numër i pamjaftueshëm për të mbuluar thirrjet për ndihmë në të gjitha zonat e goditura. Përpjekjet për të ndihmuar të mbijetuariit u penguan edhe nga temperaturat nën zero dhe mbi 280 pasgoditjet e tërmetit.

Tërmeti me magnitudë 7.8 – më vdekjeprurësi në Turqi nga viti 1999 – u pasua me një tërmet të dytë, po aq të fuqishëm, me magnitutë 7.5 dhe disa pasgoditje të tjera.

Mijëra njerëz humbën jetën ose u plagosën në disa qytete turke dhe siriane.

Ndërtesa banimi, spitale dhe shkolla janë rrafshuar, ndërsa një numër i madh njerëzish kanë mbetur pa strehë.

Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se mijëra fëmijë mund të jenë në mesin e viktimave të tërmetit.

Moti i keq po pengon përpjekjet e kërkim-shpëtimit dhe dërgimin e ndihmave në zonat e goditura, duke e bërë edhe më të mjerueshme gjendjen e të mbijetuarve.

Shumë zona kanë mbetur pa karburant dhe energji elektrike.

“Siç mund ta shihni, këtu po qëndron një trup i pajetë. Ai vdiq por askush nuk e largoi trupin e tij. Nga poshtë po dëgjohet zëri i një gruaje që thërret për ndihmë”, thotë ky banor i qytetit Hataj në Turqi.

“Po dëgjojmë zërat e tyre duke kërkuar ndihmë. Ata kërkojnë shpëtim. Ne nuk mund t’i ndihmojmë. Si t’i shpëtojmë? Askush nuk erdhi për ta. Askush”, thotë Deniz, një banor tjetër.

“Të afërmit tanë kanë vdekur. Më vdiq vajza e motrës. Ajo ishte 17 vjeçe. Fëmijët e kunatës sime janë bllokuar nën rrënoja. Ajo është atje me tre fëmijë. Ende nuk janë shpëtuar. Zot të lutem na ndihmo. Lutuni për ne. Për shkak të pasgoditjeve nuk dihet se çfarë do të ndodhë me ne”, thotë Cennet Inal.

Autoritetet turke thanë se rreth 13.5 milionë njerëz janë prekur nga pasojat e tërmetit.

Siria ka regjistruar vdekje deri në qytetin Hama, rreth 100 kilometra larg epiqendrës së tërmetit.

 

 

Ekipet siriane të shpëtimit, një vend që ndodhet në një krizë të thellë humanitare pas gati 12 vitesh luftë civile, po përballen me vështirësi për shkak të mungesës së pajisjeve të duhura për kërkimin e të mbijetuarve.

“Është luftë me kohën. Çdo minutë, çdo orë që kalon, shanset për gjetjen e të mbiijetuarve zvogëlohen”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësiisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqisve në Turqi tha se 5 mijë e 775 ndërtesa janë shkatërruar nga tërmeti që u pasua me 285 pasgoditje dhe se 20 mijë e 426 njerëz janë lënduar.

Previous Post

Vjosa Osmani sot në Podgoricë, do të vizitojë edhe Tuzin e Ulqinin

Next Post

Dorëzohen në KKZ shtatë lista të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale më 5 mars

Next Post
Forcat pro-serbe fituese në zgjedhjet vendore në Podgoricë dhe në disa komuna tjera

Dorëzohen në KKZ shtatë lista të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale më 5 mars

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org