• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 13 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Aktivitet i veçantë në Ditën Ndërkombëtare të drejtave të njeriut

10 Dhjetor, 2022
in Lajme, Headline
Aktivitet i veçantë në Ditën Ndërkombëtare të drejtave të njeriut
Share on FacebookShare on Twitter

Me rastin e 10 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, OJQ Horizonti i Ri organizoi një aktivitet edukativ me të rinj nga Ulqini dhe Malësia në kujtim të kësaj date e cila shënohet që nga viti 1948, kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut.

Qëllimi i këtij sesioni ishte njohja e pjesëmarrësve me konceptin e të drejtave të njeriut, parimin e barazisë dhe dinjitetit, problemin e shkeljes së të drejtave të njeriut, dokumentet ndërkombëtare dhe vendore që rregullojnë respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe mekanizmat dhe institucionet për mbrojtjen e këtyre të drejtave. Në kuadër të kësaj teme, një qasje të veçantë iu bë edhe korpusit të të drejtave të pakicave, përkatësisht kuptimit të të drejtave të popujve pakicë dhe bashkësive të tjera etnike, si dhe mundësive të parandalimit të diskriminimit dhe zvogëlimit të distancës etnike.

Në pjesën e dytë të këtij aktiviteti, pjesëmarrësit u njohën me konceptin e të menduarit kritik me qëllim të forcimit të kompetencave të tyre për të kuptuar, analizuar dhe interpretuarsa më drejtë atë që shohin, dëgjojnë dhe lexojnë.

Dr. Sabina Osmanoviq, ligjëruese në Universitetin e Malit të Zi, ishte panelistja e ftuar në këtë workshop, ndërsa punën me të rinj e udhëhoqi trajnerja Sabra Deçeviq.

Aktiviteti i sotëm ishte pjesë e projektit „Fuqizimi i të rinjve për edukimin mediatik dhe të menduarit kritik“ të cilin Horizonti i Ri e realizon me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Podgoricë, në kuadër të programit „U.S. Embassy’s 2022 Media Professionalization Assistance Program“.

Previous Post

U hap fabrika e çipsit në Lekaj, në Komunën e Tuzit

Next Post

Partia Demokratike e Fatmir Gjekës, formon degën në Malësi

Next Post
Partia Demokratike e Fatmir Gjekës, formon degën në Malësi

Partia Demokratike e Fatmir Gjekës, formon degën në Malësi

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org