• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 15 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Mërgata

“Dona&Nik Photostudio” hap dyert në Manhattan, New York

27 Nëntor, 2022
in Mërgata, Headline
“Dona&Nik Photostudio” hap dyert në Manhattan, New York
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e hënë, më 21 nëntor 2022 në orën 18:00 në Manhattan, New York, u bë përurimi i studios së dy fotografëve profesionistë shqiptarë që jetojnë e punojnë në SHBA, Liridona Gjokaj Morina dhe Nik Morina: “Dona & Nik Photostudio”.

Në këtë mbrëmje promovuese morën pjesë miq, dashamirës dhe familjarë të çiftit Morina, të cilët janë jo vetëm bashkëpunëtorë, por edhe bashkëshortë.

Liridona Gjoka Morina ka fituar disa çmime ndër to “Photographer of the Year (2019)”, gjithashtu, Nik Morina gëzon çmimin “Top Photographer” në Pennsylvania.

Të pranishëm në hapjen e studios fotografike “Dona&NikPhotostudio” ishin artistë si Faton Macula, Vedat Ademi, Arene Leka. Pjesë e këtij eventi ishin edhe dizajnerët si Arta Kallaba, Miranda Kurtishi; emra të tjerë të njohur nga komunitetii shqiptar në New York, etj.

Gjatë gjithë aktivitetit, pjesëmarrësit patën kënaqësinë të dëgjojnë tinguj muzikorë nga violina e Arenc Lekës dhe kitara e Faton Maculës.

Organizatorët e kishin konceptuar paraqitjen e punës së tyre përmes fotove të ekspozuara në muret e studios, nga ku nuk munguan zhanret si: fotografi profili të personazheve të njohur të botës së artit e të modës, fotografi nga pasarelat e Fashion Week që janë zhvilluar në New York përgjatë viteve të ndryshme, fotografi nga çastet më të rëndësishmë familjare si fejesa dhe martesa, etj.

Nuk kishte si të mungonte në një studio fotografike edhe këndi i fotove të çastit (boothpics) por edhe shkrepjet nga aparatet profesionale. Që nga nisja e eventit dhe deri në përfundim, të pranishmit provuan shijen e gatimeve dhe pijeve tradicionale shqiptare të ofruara si cocktail.

“Dona & Nik Photostudio”, e ngritur nga dy fotografë profesionistë me një përvojë 20-vjeçare, është një mundësi e shtuar për komunitetin shqiptar e jo vetëm, që me profesionalizëm, përkushtim dhe cilësi të standardeve bashkëkohore, të përjetësojë çastet më të bukura e më shënjuese të jetës.

Arjeta Ferlushkaj

 

Previous Post

Komuna e Tuzit, aktivitet për Ditën e Flamurit

Next Post

Tuzi në prag të 28 Nëntorit

Next Post
Tuzi në prag të 28 Nëntorit

Tuzi në prag të 28 Nëntorit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org